Zyra e Koordinatorit Rezident të OKB-së

Sistemi i Koordinatorit Rezident në Maqedoninë e Veriut synon t’i bashkojë agjencitë e ndryshme të OKB-së për ta përmirësuar efikasitetin dhe efektivitetin e aktiviteteve operative në nivel të vendit. Koordinatori i përhershëm i udhëheq ekipet e vendeve të OKB-së dhe është përfaqësuesi i caktuar i Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së për operacionet zhvillimore në Maqedoninë e Veriut. Koordinatori i përhershëm e drejton dhe e pozicionon në mënyrë strategjike ekipin e vendit të OKB-së në Maqedoninë e Veriut në mbështetje të prioriteteve nacionale, strategjive zhvillimore dhe planeve.

Sistemi i Koordinatorit Rezident i përfshin të gjitha organizatat e sistemit të OKB-së që merren me aktivitete operative për zhvillim, pavarësisht nga prania e tyre formale në Maqedoninë e Veriut. Duke punuar ngushtë me qeverinë e shtetit, Koordinatori Rezident dhe ekipi i vendit i mbron interesat dhe mandatet e sistemit të OKB-së, duke ofruar mbështetjen dhe duke e drejtuar gjithë familjen e OKB-së. Koordinimi i operacioneve zhvillimore promovon mbështetje më strategjike për planet dhe prioritetet nacionale të Maqedonisë së Veriut, i bën operacionet më efikase dhe e redukton koston e punës së qeverive. Kjo i ndihmon OKB-së të jetë një partner më i rëndësishëm dhe më i besueshëm për qeverinë në mënyrë që ta mbështesë Agjendën 2030 për Zhvillim të Qëndrueshëm, e cila u miratua nga Asambleja e Përgjithshme e OKB-së në mbledhjen historike të vitit 2015.

Koordinatori Rezident i OKB-së në Maqedoninë e Veriut

Znj. Rosana Duxhak sjell mbi njëzet vite përvojë profesionale në zhvillimin ndërkombëtar. Përpara emërimit të saj të fundit, ajo shërbeu në selinë e UNDP-së në Nju Jork si udhëheqëse Ekipi për mbështetjen e politikave të integruara dhe programit dhe si Drejtuese e ekipit për parandalimin dhe rimëkëmbjen e krizave për Amerikën Latine dhe Karaibe. Ajo ka shërbyer më parë si Zëvendës përfaqësuese e përhershme e UNDP-së në Tunizi gjatë tranzicionit demokratik të Pranverës Arabe, si udhëheqëse e Ekipit të qeverisjes në Etiopi dhe si Specialiste e parandalimit të krizave në Kolumbi.

Përpara se t’i bashkohej Kombeve të Bashkuara, znj. Duxhak punoi me Bankën Botërore, Bankën Ndër-Amerikane për Zhvillim dhe një firmë konsulente për infrastrukturën me detyra në mbarë botën, duke përfshirë Vietnamin, Guinenë dhe Guatemalën. Ajo ka një diplomë master për planifikim urban nga Instituti i Teknologjisë në Masaçusets (MIT) dhe një diplomë universitare për marrëdhënie ndërkombëtare nga Universiteti “Xhorxh Uashington”.

Zyra e Koordinatorit Rezident të OKB-së

Rosana Duxhak

Rosana Duxhak

Koordinator Rezident i OKB-së në Maqedoninë e Veriut