Ekipi ynë në Maqedoninë e Veriut

Rosana Duxhak

Rosana Duxhak

RCO
Koordinator Rezident i OKB-së në Maqedoninë e Veriut
Znj. Rossana Dudziak sjell mbi njëzet vite përvojë profesionale në zhvillimin ndërkombëtar. Përpara emërimit të saj të fundit, ajo shërbeu në selinë e UNDP-së në Nju Jork si udhëheqëse Ekipi për mbështetjen e politikave të integruara dhe programit dhe si drejtuese e Ekipit për parandalimin dhe rimëkëmbjen e krizave për Amerikën Latine dhe Karaibe.
Afrodita Shalja

Afrodita Shalja-Plavjanska

UNFPA
Shefe e Zyrës
 
Znj. Shalja-Plavjanska u emërua Shefe e Zyrës së UNFPA-së në vitin 2019. Ajo është mjeke dhe ka mbi 15 vite përvojë në menaxhimin e programeve të USAID-it. Që nga viti 2013, ajo i ka menaxhuar programet e UNFPA-së për shëndetin seksual dhe riprodhues dhe për rininë në Maqedoninë e Veriut.
Bill Vud

Bill Vud

UNODC
Shef i Zyrës së programit të UNODC në Maqedoninë e Veriut dhe Këshilltar rajonal për Evropën Juglindore mbi krimet e rënda të organizuara
 
Bill iu bashkua UNODC-së në gusht të vitit 2019 pas 12 vitesh me Agjencinë Nacionale Britanike kundër Krimit (NCA), që së fundi shërbeu si oficeri i tyre ndërlidhës me bazë në Beograd, i mandatuar për Serbinë, Malin e Zi, Bosnje Hercegovinën dhe Kroacinë. Më parë ai kishte shërbyer edhe si shef i Njësisë Nacionale të Europolit në Mbretërinë e Bashkuar dhe shef i zyrës Nacionale Britanike kundër Krimit në Londër me fokus në Ballkanin Perëndimor.
Dr. Xhihane Tavile

Dr. Xhihane Tavile

WHO
Shefe e Zyrës
 
Dr. Xhihane Tavile është Përfaqësuese e OBSH-së në Maqedoninë e Veriut që nga gushti i vitit 2017. Para se të vinte në Maqedoninë e Veriut, dr. Xhihane Tavile shërbeu si Përfaqësues i OBSH-së në Xhibuti, Sulltanatin e Omanit, Republikën Islamike të Iranit dhe Indonezi. Duke përfaqësuar OBSH-në në nivel shtetëror, ajo ofron këshilla për politikat shëndetësore për qeverinë, partnerët nacionale dhe ndërkombëtarë.
Emil Krstanovski

Emil Krstanovski

ILO
Koordinator nacional
 
Z. Krstanovski është Koordinator i ILO-s për Maqedoninë e Veriut që nga viti 2009 dhe është përgjegjës për zhvillimin dhe zbatimin efektiv dhe efikas të Agjendës së punës së denjë dhe dizajnimin, zbatimin, monitorimin dhe vlerësimin e suksesshëm të projekteve të ILO-s në vend.
Harаld Egerer

Harаld Egerer

UNEP
Shef i Programit të OKB-së për Mjedisin, Zyra e Programit të Vjenës - Sekretariati i Konventës së Karpateve (SKK)
 
Që nga diplomimi i tij në Fakultetin e Drejtësisë në Universitetin e Vjenës në marrëdhëniet ndërkombëtare dhe të drejtën dhe shkencat mjedisore, z. Egerer punoi si reporter mjedisor për Agjencinë Austriake të Shtypit. Në vitin 1996, z. Egerer iu bashkua UNEP-it me Sekretariatin e Konventës së Bazelit për Kontrollin e Lëvizjeve Ndërkufitare të Mbetjeve të Rrezikshme dhe Asgjesimin e tyre. Me Zyrën e UNEP-it për Evropën që nga viti 2001, z. Egerer u specializua në bashkëpunimin mjedisor në rajonin evropian dhe mbështeti shtatë vendet e Karpateve në zhvillimin e Konventës Kuadër për Mbrojtjen dhe Zhvillimin e Qëndrueshëm të Karpateve. Që nga viti 2004, z. Egerer ka drejtuar Zyrën e Programit të UNEP në Vjenë - SSC, vepron si Sekretar i Konventës së Karpateve në emër të UNEP-it dhe përfaqëson organizatën si një pikë qendrore mjedisore për Partneritetin Ndërkombëtar Malor.
Jacek Cukrovski

Jacek Cukrovski

UNIDO
Shef i Divizionit të Koordinimit Rajonal të UNIDO për Evropë dhe Azi Qendrore
 
 
 
Më parë, Jacek Cukrovski ka qenë Drejtues i Institutit UNIDO për Zhvillimin e Kapaciteteve, ka punuar për UNDP-në në cilësinë e këshilltarit për Objektivat e Zhvillimit të Mijëvjeçarit dhe udhëheqës i Qendrës Rajonale për Evropën dhe Bashkësinë e Shteteve të Pavarura. Para kësaj, ai ka punuar në Qendrën për Kërkime Sociale dhe Ekonomike (CASE) në Poloni dhe në Institutin Ekonomik të Akademisë së Shkencave të Republikës Çeke.
Masimiliano Paoluçi

Masimiliano Paoluçi

Banka Botërore
Drejtues për Kosovë dhe Maqedoni të Veriut
 
 
 
Masimiliano Paoluçi është një shtetas italian me më shumë se njëzet vjet përvojë në sferën e zhvillimit ekonomik. Para se ta merrte detyrën aktuale, Paoluçi ishte Përfaqësues special i grupit të Bankës Botërore në institucionet evropiane, NATO, Mbretërinë e Belgjikës dhe Dukatin e Madh të Luksemburgut.
Mihella Telatin

Mihella Telatin

UNOPS
Shefe e Zyrës për Maqedoninë e Veriut
 
Mihella sjell një ekspertizë të pasur mbi çështjet humanitare, analizën dhe zgjidhjen e konflikteve, menaxhimin e ekipit në mjedise të pasigurta. Përpara UNOPS-it, ajo mbajti poste të ndryshme të larta me Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq (KNKK) në vendet e prekura nga konflikti në Afrikë, Amerikën Latine dhe Azi; sektorët e politikës humanitare dhe avokimit në Mbretërinë e Bashkuar dhe Kanada, dhe në sektorin financiar në qytetin e Londrës.
Monika Sandri

Monika Sandri

UNHCR
Përfaqësuese e UNHCR-së në Maqedoninë e Veriut
 
Znj. Monika Sandri ka shërbyer për UNHCR-në për 21 vjet në Ballkan, Afganistan, Çad, Eritrea, Venezuelë dhe në selinë e UNHCR-së. Përvoja e saj e mëparshme përfshin punën për OSBE-në dhe sektorin ndërkombëtar joqeveritar. Ajo ka një formim akademik në shkencat politike, me doktoraturë nga Universiteti i Firences.
Nabil Gangi

Nabil Gangi

FAO
Zëvendës përfaqësues rajonal për Evropë dhe Azi Qendrore
 
Z. Gangi ka një përvojë 20 vjeçare me Kombet e Bashkuara në shumë fusha të ndryshme. Ai është përgjegjës për këshillimin dhe ndihmën për zhvillimin dhe zbatimin e Programit të FAO-s në Republikën e Maqedonisë së Veriut, duke e lehtësuar komunikimin dhe bashkëpunimin ndërmjet FAO-s dhe Qeverisë së Maqedonisë dhe të gjithë partnerëve kryesorë nacionalë dhe ndërkombëtarë në vend.
Olga Algajerova

Olga Algajerova

UNECE
Sekretare ekzekutive
 
 
 
Znj. Algajerova është emëruar si Sekretare ekzekutive e UNECE në qershor të vitit 2017. Në këtë post ajo sjell një kombinim të aftësive udhëheqëse dhe diplomatike me njohuri të thella të rajonit me sfidat dhe mundësitë e tij dhe një fokus të fortë në ndërtimin dhe kultivimin e partneriteteve midis palëve kryesore të interesuara me Kombet e Bashkuara.


Patricia Di Xhovani

Patricia Di Xhovani

UNICEF
Përfaqësuese
Përpara se të merrte postin e saj si Përfaqësuese e UNICEF-it në Maqedoninë e Veriut, Patricia Di Xhovani ka shërbyer me UNICEF-in në Keni, Etiopi, Iran, Irak, Afganistan, Indi dhe Filipine. Ajo ka mbi 25 vjet përvojë pune me partnerë për t’i mbrojtur fëmijët nga efektet e dëmshme të varfërisë, mjerimit dhe përjashtimit.
Sonja Bozinovska

Sonja Bozhinovska Petrushevska

IOM
Shefe e Zyrës
 
Znj. Bozinovska iu bashkua IOM-it në vitin 1999 dhe që atëherë ka punuar në emergjencat humanitare, në drejtimin e iniciativave për menaxhimin e migracionit, duke përfshirë migrimin për motive punësimi, menaxhimin e kufijve, ndihmën politikat dhe hulumtimet për migrantët. Ajo ka qenë gjithashtu anëtare e grupeve të ndryshme të punës ndërqeveritare për migracionin.
Stefani Eble

Stefani Eble

IMF
FMN Përfaqësuese rajonal e përhershëm për Ballkanin Perëndimor
 
 
 
Stephanie Eble, shtetase gjermane, e diplomuar në Shkollën Ekonomike të Londrës. Gjatë karrierës së saj në FMN ajo ka punuar në Kosovë, Ukrainë, Greqi, Serbi dhe Bosnje dhe Hercegovinë përpara se të emërohej Përfaqësuese rajonale e FMN-së për Ballkanin Perëndimor.
Vesna Ivanovikj-Kastarede

Vesna Ivanovikj-Kastarede

UN Women
Shefe e zyrës/ Specialiste programi
 
Znj. Vesna Ivanoviq-Kastarede e mori pozitën Specialiste programi dhe Shefe e zyrës së UN Women në Maqedoninë e Veriut në janar të vitit 2019. Ajo sjell një përvojë të pasur prej 20 vitesh punë profesionale me organizata ndërkombëtare, duke përfshirë OSBE, ICITAP dhe Korpusin e Paqes të SHBA-së, duke ofruar udhëzime strategjike, lidership, programim, monitorim të zbatimit dhe ngritje të kapaciteteve.