Objektivi i Zhvillimit të Qëndrueshëm
16

Paqe dhe drejtësi, institucione të forta.

Promovimi i shoqërive paqësore dhe përfshirëse për zhvillim të qëndrueshëm, ofrim i aksesit në drejtësi për të gjithë dhe ndërtimi i institucioneve efektive, llogaridhënëse dhe gjithëpërfshirëse në të gjitha nivelet.

QËLLIMI 16 Targetet

16.1 Të ulen në mënyrë të konsiderueshme të gjitha format e dhunës dhe niveleve përkatëse të vdekjeve kudo.

16.2 T’i ipet fund abuzimit, shfrytëzimit, trafikimit dhe të gjitha formave të dhunës dhe torturimit të fëmijëve.

16.3 Të promovohet shteti i së drejtës në nivelin kombëtar dhe ndërkombëtar dhe të sigurohet qasje e barabartë në drejtësi për të gjithë.

16.4 Deri në vitin 2030, të zvogëlohet në mënyrë të konsiderushme rrjedhjet e paligjshme financiare dhe të armëve, të forcohet gjetja dhe kthimi i pasurive të vjedhura dhe të luftohen të gjitha format e krimit të organizuar.

16.5 Të ulet në mënyrë të konsiderueshme korrupsioni dhe mitmarrja në të gjitha format e tyre.

16.6 Të zhvillohen institucione efektive, llogaridhënëse dhe transparente në të gjitha nivelet.

16.7 Të mundësohet vendimmarrje reaguese, përfshirëse, pjesëmarrëse dhe përfaqësuese në të gjitha nivelet.

16.8 Të zgjerohet dhe forcohet pjesëmarrja e vendeve në zhvillim në institucionet e qeverisjes globale.

16.9 Deri në vitin 2030, të sigurohet identitet ligjor për të gjithë, përfshirë regjistrimin e lindjeve.

16.10 Të sigurohet qasje e publikut në informacion dhe të mbrohen liritë themelore, në përputhje me legjislacionin kombëtar dhe marrëveshjet ndërkombëtare.

16.a Të forcohen institucionet përkatëse kombëtare, duke përfshirë bashkëpunimin ndërkombëtar, për ndërtimin e kapaciteteve në të gjitha nivelet, veçanërisht në vendet në zhvillim, për të parandaluar dhunën dhe për të luftuar terrorizmin dhe krimin.

16.b Të promovohen dhe zbatohen ligje dhe politika jodiskriminuese për zhvillim të qëndrueshëm.

BurimiZhvillimi i Qëndrueshëm i OKB-së

Vendndodhjet e nismave tona kryesore të lidhura me këtë objektiv të zhvillimit të qëndrueshëm