Njoftimi për media

Në fokus të Konferencës Rajonale ishte nxitja e shkëmbimit më të madh për ta rritur përfshirjen e personave me aftësi të kufizuara

03 mars 2022

  • Fuqizimi i institucioneve shtetërore për të drejtave të njeriut si mekanizma të pavarur monitorues për zbatimin e Konventës së OKB-së mbi të Drejtat e Personave me Aftësi të Kufizuara (KDPAK)

 

Dje në konferencën rajonale të organizuar nga Avokati i Popullit dhe agjencitë e Kombeve të Bashkuara në Maqedoninë e Veriut morën pjesë përfaqësues të institucioneve shtetërore për të drejtat e njeriut, personat me aftësi të kufizuara dhe organizatat e tyre përkatëse, përfaqësues të shoqërisë civile nga rajoni i Ballkanit Perëndimor, së bashku me bashkëmoshatarët e tyre nga vendet tjera evropiane dhe organizatat tjera. 

Pjesëmarrësit e konferencës, “Fuqizimi i institucioneve shtetërore për të drejtat e njeriut, si mekanizma të pavarur monitorues për zbatimin e Konventës së OKB-së mbi të Drejtat e Personave me Aftësi të Kufizuara (KDPAK)”, ofroi një mundësi unike për të shkëmbyer përvoja, praktika të mira, sfida, mundësi dhe iniciativa mbi kornizat ekzistuese të monitorimit.

“Shoqëritë nuk mund kurrë t’i përmbushin Objektivat e Zhvillimit të Qëndrueshëm pa pjesëmarrjen e plotë të të gjithëve, përfshirë personat me aftësi të kufizuara. Njohja e të drejtave të tyre dhe sigurimi i angazhimit të tyre është me rëndësi kritike. Po ashtu është shënuar përparim në vendet e rajonit, ndonëse mbetet shumë për të bërë për ta përshpejtuar zhvillimin gjithëpërfshirës të aftësisë së kufizuar”, deklaroi Rosana Duxhak, Koordinatore e përhershme e OKB-së në Maqedoninë e Veriut. “Vetëm përmes dialogut dhe duke punuar së bashku – me të gjitha qeveritë, organizatat ndërkombëtare dhe ato rajonale, shoqërinë civile dhe sektorin privat – mund t’i përmbushim në mënyrë efektive zotimet e KDPAK-së dhe Agjendës 2030.”

Qëllimi i kësaj konference është të inkurajojë një dialog konstruktiv, të orientuar drejt veprimit për përshpejtimin e zhvillimit gjithëpërfshirës, të barabartë, dhe të qëndrueshëm në Ballkanin Perëndimor, të udhëhequr nga standardet ndërkombëtare të të drejtave të njeriut dhe premtimi i Agjendës 2030, që askush të mos ngelë pas.

“Para nesh kemi rrugë të gjatë me shumë sfida drejt përfshirjes dhe integrimit të plotë të personave me aftësi të kufizuara, siç parasheh Konventa, e cila është një mjet që mund të na ndihmojë në përmbushjen e këtyre synimeve. Në këtë kuptim, besoj fuqishëm se konferenca do të hapë shumë diskutime dhe iniciativa se si të arrihet progresi i dëshiruar”, thotë Naser Ziberi, Avokati i Popullit.

Duke u fokusuar në fuqizimin e rolit dhe bashkëpunimin ndërmjet institucioneve shtetërore të të drejtave të njeriut në rajon, konferenca synon t’i frymëzojë dhe drejtojë veprimet e ardhshme, që do të ndiqen nga institucionet shtetërore për të drejtat e njeriut, lëvizjet për mbështetjen e personave me aftësisë të kufizuar dhe partnerët tjerë në të gjithë rajonin.

Përveç rritjes së mëtejshme të shkëmbimit rajonal, pjesëmarrësit e konferencës ranë dakord të përkujdesen që praktikat e mira dhe mësimet e nxjerra nga konferenca lidhur me përfshirjen e shoqërisë civile në procesin e monitorimit, të përfshihen në punën e tyre dhe në aktivitetet e ardhshme, si dhe do të vazhdojnë ta mbështesin monitorimin e pavarur dhe ndikimin në agjendën e të drejtave të njeriut në të gjithë rajonin. 

Në fokus të Konferencës Rajonale ishte nxitja e shkëmbimit më të madh për ta rritur përfshirjen e personave me aftësi të kufizuara

Aleksandar Dimishkovski

Aleksandar Dimishkovski

RCO
Zyrtar për Komunikim dhe Avokim

Subjektet e OKB-së të përfshira në këtë nismë

OHCHR
Zyra e Komisionerit të Lartë të Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut
RCO
United Nations Resident Coordinator Office

Objektivat që mbështesim përmes kësaj nisme