Fytyra e ndryshimit: Benazi Shemovska , duke fuqizuar gratë në Qendrën e Zhupës për të thyer barrierat dhe për të formësuar të ardhmen e tyre.
Në komunën e vogël të Qendrës Zhupa, në perëndim të Maqedonisë së Veriut, një mësuese 35-vjeçare e biologjisë, tani drejtoreshë shkolle, është fytyra e ndryshimit dhe progresit për grate dhe vajzat.
Duke lënë mënjanë zellin e saj për arsim, Benazi Shemovska është e apasionuar pas të drejtave të grave. Gjatë tre viteve të fundit, përpjekjet e saj kanë qenë të rëndësishme në krijimin dhe drejtimin e një Qendre shumëfunksionale për Gratë në Qendrën Zhupa, një hapësirë e sigurt për socializim, mësim dhe punime artizanale.
Ajo është e përkushtuar ndaj mobilizimit të grave nga komuna dhe mbi njëzet fshatra përreth, duke i fuqizuar ato që të bëhen të pavarura, të organizuara dhe aktive në komunitetet e tyre, si dhe duke i inkurajuar ato të përpiqen për barazi në të gjitha aspektet e jetës.
«Shumë gra ende nuk janë të vetëdijshme për të drejtat e tyre për gjëra të caktuara. Ne kemi të drejtë për shumë gjëra, por ua mohojmë vetes. Themi: ‘Nuk mund të shkoj në komunë’, ‘Nuk mund të ngas makinë - kjo është punë burrash’. Por kjo nuk është e vërtetë. Gjithçka varet nga arsimi, ose më saktë, nga edukimi në shtëpi, para së gjithash», shpjegon ajo.