OKB në Maqedoninë e Veriut

Përfaqësia e Kombeve të Bashkuara në Maqedoninë e Veriut është e përkushtuar për ta përmirësuar jetën dhe jetesën e të gjithë banorëve të vendit, duke e mbështetur vendin në zbatimin e Agjendës për Zhvillim të Qëndrueshëm me ekspertizën më të fundit, të specializuar dhe veprimet e bazuara në dëshmi. Në fakt OKB-ja, duke e nxitur transformimin drejt një shoqërie më të mirë, më të gjelbër dhe më të drejtë, po e mbështet vendin në përmbushjen e qëllimeve të veta strategjike, duke përfshirë mbështetjen e reformave, që do ta ndihmojnë atë në procesin e integrimit në Bashkimin Evropian (BE).

Puna e OKB-së në vend pasqyrohet në Kornizën e Kombeve të Bashkuara për Bashkëpunim dhe Zhvillim të Qëndrueshëm të (KBZhQ /UNSDCF). KBZhQ 2021-2025 është zhvilluar në partneritet me Qeverinë dhe në koordinim me shumë partnerë të tjerë ndërkombëtarë dhe vendas, duke përfshirë organizata dhe individë nga të gjitha sferat e jetës, nga shoqëria civile, bota akademike ose sektori privat. Bazuar në një analizë të thellë dhe pas një procesi të gjerë konsultimi publik, KBZhQ 2021 - 2025 u miratua nga Qeveria më 26 tetor të vitit 2020.

Flags of UN and North Macedonia
Foto: © UN RCO

Pikat kryesore

Objektivat e Zhvillimit të Qëndrueshëm në Maqedoninë e Veriut

Objektivat për Zhvillim të Qëndrueshëm janë thirrje globale për veprim për t’i dhënë fund varfërisë, për ta mbrojtur mjedisin dhe klimën e tokës dhe për të siguruar që njerëzit kudo që janë të mund të gëzojnë paqe dhe prosperitet. Këto janë qëllimet për të cilat punon OKB në Maqedoninë e Veriut