Të fundit
Tregim
05 maj 2022
IOM MAQEDONIA E VERIUT MBËSHTET PROGRAMIN E QEVERISË PËR ULJEN E NDOTJES SË AJRIT DHE ARRITJEN E AGJENDËS 2030 PËR ZHVILLIM TË QËNDRUESHËM
Mëso më shumë
Tregim
05 maj 2022
FONDI GLOBAL I MJEDISIT (FGM) ME KONTRIBUT NË MBROJTJEN E MJEDISIT, PËRMES BALANCIMIT TË NEVOJAVE TË NJERIUT DHE MJEDISIT
Mëso më shumë
Njoftimi për media
29 prill 2022
Kuadër i ri programor i FAO - Maqedonia e Veriut, për ekonomi rurale më konkurruese, më të qëndrueshme dhe më elastike
Mëso më shumë
Të fundit
Objektivat e Zhvillimit të Qëndrueshëm në Maqedoninë e Veriut
Objektivat për Zhvillim të Qëndrueshëm janë thirrje globale për veprim për t’i dhënë fund varfërisë, për ta mbrojtur mjedisin dhe klimën e tokës dhe për të siguruar që njerëzit kudo që janë të mund të gëzojnë paqe dhe prosperitet. Këto janë qëllimet për të cilat punon OKB në Maqedoninë e Veriut
Tregim
05 maj 2022
IOM MAQEDONIA E VERIUT MBËSHTET PROGRAMIN E QEVERISË PËR ULJEN E NDOTJES SË AJRIT DHE ARRITJEN E AGJENDËS 2030 PËR ZHVILLIM TË QËNDRUESHËM
Më 1 prill 2022, IOM Maqedonia e Veriut në bashkëpunim me Ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Universitetin e Birminghamit organizuan një ngjarje hibride ku prezantuan projektin e ri “Përdorimi i një qasje sistemore për të vlerësuar lidhjen ndërmjet ndotjes së ajrit dhelLëvizshmërisë njerëzore si dhe dhe përfshirja e lidhjes në zhvillimin e politikave në Republikën e Maqedonisë së Veriut” për pjesëmarrës nga qeveria, përfaqësues të shoqërisë civile dhe akademik.
Ngjarjen, me fjalim hyrës, e filloi Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Naser Nuredini, dhe shefja e zyrës së misionit të IOM-it në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Sonja Bоzinovska Petrushevska, pasuar nga një prezantim hyrës mbi mjedisin e migracionit klimatik dhe ndryshimeve klimatike nga specialisti tematik i IOM-it për Migrimin, Mjedis dhe ndryshimet klimatike në Evropën Lindore dhe Juglindore dhe Azinë Qendrore, Soumyadeep Banerjee, si dhe prezantim projekti nga ana e menaxheres së projektit të IOM në Maqedoninë e Veriut, Vanja Lazaridis.
Konferenca gjithashtu pati fjalime dhe prezantime mbi metodologjinë dhe studimin mbi ndotjen e ajrit dhe lëvizshmërinë njerëzore, të mbajtura nga profesori William Avis dhe profesori Francis Pope nga Universiteti i Birminghamit si dhe profesori Mennan Selimi, nga Universiteti i Evropës Juglindore, Maqedonia e Veriut.
Gjatë 18 muajve të ardhshëm, ky projekt do të kontribuojë në adresimin e boshllëqeve të njohurive dhe politikave që kanë të bëjnë me ndërlidhjet komplekse midis lëvizshmërisë njerëzore, ndotjes së ajrit dhe energjisë së pastër në kontekstin e vizionit të Qeverisë së Maqedonisë së Veriut për ajër të pastër, si dhe eksplorimi i lëvizshmërisë njerëzore, ndotjes së ajrit dhe lidhjes së energjisë së pastër në kontekstin e Axhendës së Gjelbër të Marrëveshjes së Gjelbër Evropiane për Ballkanin Perëndimor.
1 of 5
Tregim
05 maj 2022
FONDI GLOBAL I MJEDISIT (FGM) ME KONTRIBUT NË MBROJTJEN E MJEDISIT, PËRMES BALANCIMIT TË NEVOJAVE TË NJERIUT DHE MJEDISIT
Në vitin 1992, gjatë Samitit të Planetit Tokë në Rio, u krijua Programi i Granteve të Vogla FGM - FGM PGV, i cili mishëron thelbin e zhvillimit të qëndrueshëm duke "menduar globalisht dhe duke vepruar në nivel lokal". Misioni i këtij fondi është mbrojtja e mjedisit global.
Duke ofruar mbështetje financiare dhe teknike për projektet që mbrojnë mjedisin dhe në të njëjtën kohë duke përmirësuar mirëqenien e njerëzve, PGV tregon se aktivitetet e komunitetit mund të vendosin një ekuilibër të mirë midis nevojave njerëzore dhe mjedisore. FGM po ndërton një urë bashkëpunimi ndërkombëtar dhe veprimesh financuese për të adresuar gjashtë kërcënime kritike për mjedisin global: humbjen e biodiversitetit, ndryshimet klimatike, mbrojtjen ndërkombëtare të ujit, degradimin e tokës, menaxhimin e qëndrueshëm të pyjeve dhe asgjësimin e kimikateve.
PGV operon në mënyrë të decentralizuar, demokratike, transparente, nëpërmjet Koordinatorit Kombëtar të Programit dhe Asistentit me Komitetin Drejtues Vullnetar Kombëtar (KVK) në nivel kombëtar dhe Ekipin Qendror të Menaxhimit të Programit (EQMP) në Nju Jork, SHBA.
Që nga fillimi i saj, PGV është përballur me shumë sfida reale në punën me komunitetet për të adresuar prioritetet mjedisore globale kundrejt nevojave të komunitetit lokal - sfida që janë trajtuar në mënyra të ndryshme në mbarë botën në varësi të kushteve specifike ekonomike, kulturore, politike dhe mjedisore. Në këtë proces, PMG u bë "FGM e popullit".
Për më shumë informacion klikoni këtu.
1 of 5
Tregim
16 maj 2022
Punonjësit shëndetësor – burimi primar i informacioneve të besueshme mbi imunizimin e fëmijëve
Shkup, 26 prill 2022: UNICEF dhe Ministria e Shëndetësisë në partneritet me Shoqatën e Mjekëve të Maqedonisë së Veriut dhe Shoqatën e Infermiereve dhe Mamive të Maqedonisë së Veriut mbështesin një sërë punëtorish trajnimi për t’i shtuar njohuritë, ndërtuar aftësitë dhe qëndrimet e punonjësve të kujdesit shëndetësor të vijës së parë për të komunikuar në mënyrë efektive me prindërit dhe kujdestarët mbi imunizimin gjatë fëmijërisë.
Hulumtimet globale tregojnë se cilësia e ndërveprimit midis punonjësve shëndetësorë dhe kujdestarëve është faktor parësor për kompletimin e listës së vaksinimit, veçanërisht në rastin e prindërve hezitues. Punonjësit shëndetësorë të vijës së parë janë ndër burimet më me ndikim të informacioneve mbi krijimin e qëndrimit ndaj vaksinave, si dhe janë urë bazë midis komuniteteve, të cilave iu shërbejnë dhe shërbimeve shëndetësore, që i ofrojnë dhe mbështesin. Meqenëse e kanë këtë rol dhe pozicion, praktikimi i komunikimit të mirë ndërpersonal është çelës për të siguruar, që prindërit të kenë informacione të besueshme, të cilat janë shtytës kryesor për përmirësimin e shtrirjes së imunizimit.
Hulumtimi i fundit i UNICEF-it mbi vetë-efikasitetin, qëndrimet dhe perceptimet e punonjësve të kujdesit shëndetësor për imunizimin rutinë të fëmijëve në Maqedoninë e Veriut tregon se në 24 muajt e fundit ekipet e vaksinimit kanë qenë dëshmitarë të përvojave të hezitim të prindërve për vaksinimin e fëmijëve të tyre (31%). Gjithashtu hulumtimi tregon se komunikimi ndërpersonal për imunizimin është bërë më sfidues. Megjithatë, në të njëjtën kohë, shumica dërrmuese e kujdestarëve të fëmijëve të vegjël i përmendin punonjësit shëndetësorë si burimin e tyre kryesor të informacioneve rreth imunizimit. Trajnimi është realizuar me qëllim që të mbyllet boshllëku, në mënyrë që punonjësit shëndetësor jo vetëm që do të ofrojnë informacione të saktë për vaksinat, por edhe do të komunikojnë për ta ndërtuar besimin dhe për t’iu shfaqur ndjeshmëri dhe mirëkuptim prindërve rreth shqetësimeve të tyre.
Përveç mbështetjes së punonjësve shëndetësorë për t’i dalluar llojet e ndryshme të hezitimit të prindërve dhe kujdestarëve ndaj vaksinave dhe për t’iu ofruar atyre këshilla se si t’ua përcjellin këshillat e personalizuara prindërve në mënyrë që ata të marrin vendime të informuara, në mënyrë që fëmija i tyre të jetë i mbrojtur, trajnimi në fjalë është projektuar me qëllim që t’i adresojë boshllëqet e njohurive në mesin e punonjësve shëndetësorë. Trajnimi fokusohet në katër fusha kryesore:
përcaktimin dhe zbatimin e parimeve kryesore të komunikimit ndërpersonal për të komunikuar rreth imunizimit me kujdestarët e fëmijëve nën 5 vjeç;
mësimin dhe praktikën e aftësive për dëgjim dhe përfshirje në biseda, që e synojnë rritjen e marrjes së vaksinave;
përmirësimin e besimit dhe aftësisë së punonjësve shëndetësorë për t'iu përgjigjur në mënyrë efektive nevojave dhe shqetësimeve të kujdestarëve në lidhje me sigurinë dhe efektivitetin e vaksinës, duke u bazuar në prova, dhe
përdorimin e komunikimit të bazuar në dialog, me qëllim të rritjes së shkallës së imunizimit.
Deri më tani UNICEF-i ka mbështetur 10 punëtori, duke arritur në 244 punonjës shëndetësorë të vijës së parë. Deri në fund të vitit, pritet që një grup prej 1000 profesionistësh shëndetësorë të pajisen me njohuri dhe aftësi për ta praktikuar një komunikim të mirë ndërpersonal mbi imunizimin rutinë.
Modulet për pjesëmarrësit e trajnimit të komunikimit ndërpersonal mbi imunizimin dhe doracakut për pjesëmarrësit janë zhvilluar nga Qendra për Programet e Komunikimit “Xhon Hopkins” dhe Zyra Rajonale e UNICEF-it për Evropë dhe Azi Qendrore.
1 of 5
Tregim
16 maj 2022
Ministria e Shëndetësisë, OBSH dhe UNICEF bëjnë thirrje për veprim për ta parandaluar epideminë e fruthit
Shkup, 21 prill 2022 – Ministri i Shëndetësisë, Bekim Sali, në konferencën e sotme të përbashkët për media me Përfaqësuesen e UNICEF-it, Patricia Di Xhovani dhe ekspertin e OBSH-së për imunizim, Goran Koçinski, i prezantoi të dhënat e fundit për mbulimin me vaksina të rregullta për fëmijë, duke theksuar se është me rëndësi thelbësore mbrojtja në kohë të duhur, veçanërisht për foshnjat dhe fëmijët e moshës parashkollore. Ai informoi se edhe pse në periudhën e kaluar për shkak të pandemisë me Kovid-19 sistemi shëndetësor është përballur me sfida të shumta dhe në disa nga pikat e rregullta të vaksinimit është realizuar vaksinimi kundër Kovid-19, megjithatë vaksinimi i rregullt vazhdon të realizohet sipas kalendarit të imunizimit.
“Të dhënat tregojnë se gjatë vitit 2020 ka pasur një mbulim jashtëzakonisht të ulët në nivel shtetëror të vaksinës MMR (FSHR), me 63% për dozën e parë dhe 68,5% për dozën e dytë. Ministria e Shëndetësisë dhe institucionet shëndetësore që e administrojnë vaksinimin, në përpjekjet për fuqizimin e vaksinimit, arritën të rrisin mbulimin në vitin 2021, në mënyrë që për dozën e parë të vaksinës MMR të arrihet përqindja prej 70.4%, ndërsa për dozën e dytë 80.4%. Për dallim nga viti 2020, kur në disa komuna është shënuar mbulim nën 50%, në vitin 2021 mbulim nën 50% është shënuar vetëm në Kumanovë.
Në vitin 2021 mbulim i lartë me dozën e parë të MMR është shënuar në Prilep 98%, Koçan 95,5, si edhe në qytetet tjera”, deklaroi Bekim Sali, ministër i Shëndetësisë.
Megjithatë, ky mbulim është larg përqindjes së duhur prej 95% të personave të vaksinuar, në mënyrë që të arrihet imunitetin dhe mbrojtjen kolektive në komunitet.
Mbulimi më i ulët krahasuar me të gjitha vaksinat e tjera është vaksina kundër fruthit, rubeolës dhe shytave. Fruthi është një nga sëmundjet më ngjitëse të rrugëve të frymëmarrjes, që mund të çojë në komplikime të rënda, ndonjëherë të përhershme, si pneumonia, ënjtje të trurit, shtrim në spital dhe vdekja. Ai është veçanërisht i rrezikshëm për fëmijët nën 5 vjeç.
“Edhe pse shkallët e fundit të vaksinimit nga viti 2021 premtojnë përmirësime në krahasim me vitin 2020, megjithatë kjo nuk është e kënaqshme. Më alarmues është mbulimi nacional i vaksinës kundër fruthit, rubeolës dhe shytave. Këto norma janë dukshëm më të ulëta se mbulimi në vitin 2018 (MRP1 - 74,8% dhe MRP2 - 93,8%), kur vendi u përball me epideminë e fruthit, e cila shkaktoi 4 vdekje të fëmijëve të moshës 5 vjeç e gjysmë deri në 13 muaj. Të gjithë ishin të pavaksinuar me vaksinën MMR. Nivelet e ulëta të imunizimit rutinë ngrenë shqetësimet se një epidemi e fruthit është e mundur dhe ne nuk duhet të presim që ajo të ndodhë.” – tha Patricia Di Xhovani, Përfaqësuese e UNICEF-it.
Ekziston një hezitim ndaj vaksinave MMR, që është rezultat i dezinformatave agresive, të cilat janë hedhur poshtë me argumente. Gjithashtu, edhe pse shërbimet rutinë të imunizimit ishin të disponueshme gjatë pandemisë KOVID-19, megjithatë kishte disa çështje tjera, që kontribuuan në uljen e normave të vaksinimit gjatë vitit 2020. Për shembull, mbyllja e shkollave ka çuar në vonesa në organizimin e ekzaminimeve sistematike shëndetësore dhe imunizimeve në grup, pastaj burimet janë orientuar në plotësimin e nevojave të vaksinimit kundër KOVID-19.
“Pandemia e KOVID-19 është një kujtesë e fortë se sëmundjet infektive shkaktojnë vuajtje dhe vdekje. Megjithëse lufta kundër pandemisë KOVID-19 nuk ka përfunduar ende, është e rëndësishme të kujtojmë se çdo çrregullim i imunizimit, qoftë edhe për një periudhë të shkurtër kohore, bart në vete një rrezik të menjëhershëm për komunitetin dhe veçanërisht për fëmijët, pasi mund të pësojnë nga sëmundjet që mund të parandalohen me vaksina. Kur mungon marrja e vaksinave rutinë, rritet rreziku i epidemive”, tha Goran Koçinski, ekspert teknik i OBSH-së për imunizim.
Në prag të Javës Botërore të Imunizimit, Ministria e Shëndetësisë dhe UNICEF-i e kanë nisur një fushatë nacionale për t’i kujtuar qytetarët mbi nevojën që të përkujdesen për mbrojtjen e fëmijëve të tyre nga sëmundjet infektive, që shfaqen në fëmijëri.
“Tendenca jonë është ta arrijmë mbulimin e rekomanduar prej 95 për qind dhe në bashkëpunim me Fondit për Sigurim Shëndetësor dhe qendrat shëndetësore të fillojmë me aktivitete për intensifikimin e punës në terren për thirrjen për vaksinim të fëmijëve, që e kanë lëshuar marrjen e vaksinës. Fushata parashikon gjithashtu dërgimin e një mesazhi të unifikuar SMS për prindërit që kanë e kanë lëshuar vaksinimin e fëmijëve të tyre, si dhe forcimin e rrjetit rajonal të koordinatorëve nga qendrat e imunizimit për t’i forcuar aktivitetet në terren dhe monitorimin dhe zbulimin aktiv të fëmijëve që nuk e kanë mare vaksinën në kohë të duhur”, tha Bekim Sali, ministër i Shëndetësisë.
Ai më tej shtoi se Ministria e Shëndetësisë në vazhdimësi ofron vaksina nga prodhues të njohur botëror, të cilat detyrimisht i plotësojnë kriteret e rrepta të cilësisë, përkatësisht janë të regjistruara nga MALMED dhe pajisen me certifikatë cilësie të lëshuar nga prodhuesi dhe me certifikatë nga një laborator referues për kontrollin e cilësisë.
“Falë shkallës së lartë të vaksinimit fëmijët e dikurshëm dhe prindërit e sotëm e kanë pasur fatin të rriten pa e përjetuar vdekjen e një anëtari të familjes, shokut, apo pasojat e përjetshme të sëmundjeve si fruthi apo poliomieliti”. “Për ironi të fatit, kjo është bërë një nga arsyet pse disa njerëz besojnë se sëmundjet e parandalueshme me vaksina nuk paraqesin më kërcënim për fëmijët”," deklaroi Patricia Di Xhovani, Përfaqësuesja e UNICEF-it. “Ne u bëjmë thirrje prindërve dhe kujdestarëve, që t'ua ofrojnë fëmijëve të tyre mbrojtjen, të cilën prindërit e tyre ua kanë ofruar atyre në të kaluarën. Në shekullin e 21-të nuk duhet ta rrezikojmë me vetëdije jetën e fëmijëve dhe t’i vëmë ata në rrezik të sëmundjeve të cilat janë parandalueshme me vaksina, që janë provuar të jenë të sigurta dhe shumë efektive. Prandaj kontaktoni mjekun familjar ose pediatrin dhe shkoni në institucionin më të afërt shëndetësor ose pikën e vaksinimit”, përfundoi Përfaqësuesja e UNICEF-it.
1 of 5
Tregim
16 maj 2022
Eko-novatorët e rinj morën fonde fillestare për t’i bërë realitet zgjidhjet e tyre për ujin
Shkup, 18 prill 2022: Në punëtorinë e projektimit të idesë, 5 (pesë) ekipeve të të rinjve të moshës 13-19 vjeçare iu ndanë nga 120.000 denarë për t’i realizuar zgjidhjen e tyre inovative për përmirësimin dhe mbrojtjen e burimeve ujore në komunitetet e tyre dhe për përshtatjen ndaj efekteve të ndryshimeve klimatike.
“Mbështetja e të rinjve në realizimin e ideve të tyre novatore për mbrojtjen e mjedisit ka qenë dhe do të jetë gjithmonë pjesë e të gjitha politikave dhe strategjive të hartuara nga Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor. Veçanërisht, më vjen mirë që fokusi i këtij cikli është uji dhe përdorimi i tij i qëndrueshëm. Prandaj pres që zgjidhjet inovative të përzgjedhura ta marrin mbështetjen e duhur financiare, sepse uji si burim është jetik dhe është kategoria më e cenueshme që do të preket nga ndryshimet klimatike”, tha Naser Nuredini, ministër i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor.
“Ne jemi të lumtur që fëmijët dhe të rinjtë iu përgjigjën me entuziazëm këtij cikli UPSHIFT, duke e demonstruar sërish aftësinë e tyre për të gjeneruar ide novatore, kur u jepet një hapësirë për t’u shprehur dhe për të marrë pjesë. Ne e kemi për detyrë që të vazhdojmë t'i angazhojmë ata në kërkimin e zgjidhjeve. Veprimet mjedisore dhe klimatike duhet të dizajnohen për dhe me fëmijët dhe të rinjtë, sepse ata e mbajnë barrën më të madhe të ndryshimeve klimatike,” tha Patricia Di Xhovani, Përfaqësuese e UNICEF-it.
“Stimulimi i inovacionit të të rinjve dhe i projektimi i idesë është një mënyrë e shkëlqyer për t’i katalizuar ndryshimet pozitive në lidhje me mjedisin dhe veprimet klimatike. Unë i përgëzoj këta të rinj për angazhimin e tyre dhe i pres me padurim për idetë e shkëlqyera, që do t’i zhvillojnë në muajt në vijim!” tha H.E. Kristin Forsgren Bengtson, ambasadore e Suedisë në Maqedoninë e Veriut.
“Partneriteti ndërmjet FITR dhe UNICEF vazhdon të krijojë mbështetje thelbësore për sipërmarrësinë sociale të të rinjve dhe realizimin e ideve të të rinjve të talentuar. Më vjen mirë që në tre ciklet e kaluara të programit UPSHIFT kemi arritur të shpërblejmë 32 ekipe, të cilat do të punojnë në zgjidhje inovative për një mjedis të shëndetshëm, ushqim, ujë dhe ajër të pastër. Urime për të gjithë ata që u përfshinë në program, që hulumtuan së bashku dhe i ndanë aftësitë e tyre. Fondi, përmes instrumenteve të ndryshme, konkretisht Sfidës për Hulumtuesit e Rinj dhe FabLabs, do të vazhdojë ta inkurajojë inovacionin dhe të krijojë kushte më të mira për të gjithë të rinjtë në vendin tonë”, tha Festim Halili, drejtor i Fondit për Inovacion dhe Zhvillim Teknologjik.
Pesë ekipet kryesore, të cilave iu dhanë fonde fillestare për zbatim të ideve të tyre përfshijnë:
Ekipi “Burimi Milladinovci” nga shkolla e mesme profesionale “Brakja Milladinovci” në Shkup për idenë e tyre mbi ujitjen dhe mirëmbajtjen e oborrit të shkollës dhe kopshtit zoologjik, duke e rehabilituar pusin e shkollës për ta reduktuar përdorimin e ujit të pijshëm për ujitje.
Ekipi AQUADRON nga shkolla e mesme profesionale “Kole Nedellkovski” në Veles për idenë e tyre për t’i parandaluar humbjet e ujit në ujësjellësin e qytetit të Velesit përmes vendosjes së sensorëve në gypat e ujësjellësit që do të dërgojnë informacione të drejtpërdrejta përmes sistemit SCADA.
Ekipi “Waterpower” nga shkolla e mesme profesionale “Orde Çopella” nga Prilepi së bashku me ekipin “VODA” nga shkolla “Vllado Tasevski” Shkup për idenë e tyre lidhur me grumbullimin dhe shfrytëzimin e ujit të shiut në kontejnerët e sipërm, që do të përdoren për ujitjen e pemishteve në oborrin e shkollës së tyre. Gjithë sistemi do të furnizohet nga panelet diellore.
Ekipi ECO FUTURE nga shkolla e mesme profesionale “8 Shtatori” në Tetovë për pastrimin e ujit të pijshëm në shkollën e tyre, përmes vendosjes së filtrave.
Ekipi “VODA” nga shkolla e mesme profesionale “Vllado Tasevski” në Shkup së bashku me ekipin “Waterpower” nga shkolla “Orde Çopella”, Prilep për idenë e tyre mbi grumbullimin dhe shfrytëzimin e ujit të shiut në kontejnerët e sipërm, që do të përdoren për ujitjen e pemishteve në oborrin e shkollës së tyre. Gjithë sistemi do të furnizohet nga panelet diellore.
Gjatë tre muajve të ardhshëm ekipet do të mbështeten nga mentorë në zbatimin e ideve të tyre.
UPSHIFT është iniciativë e mbështetur nga UNICEF-i, e cila i kombinon punëtoritë e inovacionit social, me mentorimin, materiale dhe financimin fillestar. UPSHIFT synon ta nxisë të menduarit inovativ dhe kreativ te të rinjtë, që t’i kuptojë sfidat me të cilat përballen dhe t'i ndihmojë ata të hartojnë zgjidhje inovative në formën e një produkti ose shërbimi. Ai bazohet në metodologjinë e “projektimit të përqendruar te njeriu”, që është e transferueshme dhe i ndihmon si mësuesit ashtu edhe nxënësit të zhvillojnë aftësi sipërmarrëse, si: menaxhimi i projektit, të menduarit kritik, puna në grupe dhe komunikimi i suksesshëm.
Programi financohet nga Suedia, ndërsa zbatohet nga UNICEF dhe shoqata LEAD në partneritet me Fondin për Inovacion dhe Zhvillim Teknologjik, si dhe mbështetet nga Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Ministria e Arsimit dhe Shkencës, Byroja për Zhvillimin e Arsimit dhe Ministria e Punës dhe Politikës Sociale.
1 of 5
Njoftimi për media
03 maj 2022
Kuadër i ri programor i FAO - Maqedonia e Veriut, për ekonomi rurale më konkurruese, më të qëndrueshme dhe më elastike
Prioritetet e CPF-së së re të FAO-s për Maqedoninë e Veriut (2021–2025) janë në përputhje me prioritetet e Qeverisë, Strategjinë e vendit për Bujqësi dhe Zhvillim Rural 2021–2027 dhe Kornizën e Bashkëpunimit për Zhvillim të Qëndrueshëm të Kombeve të Bashkuara 2021–2025, me synim të lehtësimit në transformimin e sistemit ushqimor dhe përafrimin progresiv të bujqësisë dhe ekonomisë rurale me standardet e Bashkimit Evropian (BE) dhe Objektivat e Zhvillimit të Qëndrueshëm.
Marrëveshja u nënshkrua nga Nabil Gangi, Zëvendës Përfaqësues Rajonal i FAO-s dhe Ljupco Nikolovski, Ministër i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujit të Maqedonisë së Veriut, gjatë takimit të sotëm me drejtorin e përgjithshëm të FAO-s Qu Dongyu.
“Kjo kornizë është vazhdimësi e partneritetit afatgjatë ndërmjet FAO-së dhe Maqedonisë së Veriut dhe përpjekjeve tona të përbashkëta për të avancuar zhvillimin bujqësor, fuqizimin e pronarëve të vogla dhe fermat familjare dhe investimin në një të ardhme të qëndrueshme dhe të sigurt për ushqimin e popullit maqedonas,” tha Nabil Gangi. , Zëvendës Përfaqësues Rajonal i FAO.
“Jemi të gatshëm të vazhdojmë aktivitetet dhe bashkëpunimin e shkëlqyer me FAO përmes të cilit Ministria, Qeveria dhe qytetarët e vendit tonë i shohin përfitimet drejtpërdrejt në terren. Unë do të përmend vetëm suksesin që kemi arritur me konsolidimin e vazhdueshëm të tokës bujqësore. projektet në kuadër të Programit Kombëtar të Konsolidimit të Tokës, nëpërmjet të cilave kemi arritur progres historik në përmirësimin e strukturës së tokës bujqësore, e cila në fund ka kontribuar në uljen e kostove dhe rritjen e të ardhurave të fermerëve. Bashkëpunimi me FAO është i bollshëm, ka shumë projekte të përbashkëta që janë të interes i madh për vendin”, tha ministri Nikolovski.
Bujqësia është një nga sektorët kyç të ekonomisë maqedonase dhe një punëdhënës kritik në zonat rurale, duke zënë 12 përqind të produktit të brendshëm bruto dhe rreth 22 përqind të punësimit total. Megjithatë, zhvillimi i sektorit pengohet nga shumë sfida, duke përfshirë, por pa u kufizuar në, fragmentimin e tokës bujqësore, aksesin e kufizuar në asetet prodhuese (si infrastruktura, toka, uji, energjia, njohuritë dhe shërbimet financiare), zinxhirët e dobët të vlerës, dhe cenueshmëri e lartë ndaj ndryshimeve klimatike.
Duke pasur parasysh këtë, FAO është e gatshme të mbështesë Maqedoninë e Veriut në dy fusha kryesore; ndërtimin e një ekonomie më të fortë rurale të përafruar me standardet e BE-së, me fokus në fermat e vogla dhe duke rritur veprimin klimatik, burimet natyrore dhe menaxhimin e rrezikut nga fatkeqësitë.
Më konkretisht, FAO do të mbështesë Qeverinë e Maqedonisë së Veriut në formulimin e politikave efektive dhe mundësimin e investimeve për transformimin rural, përmirësimin e strukturave të tokës bujqësore dhe lëvizshmërinë e tregut të tokës, modernizimin e prodhimit, forcimin e zinxhirëve të vlerës dhe sigurimin e bujqësisë klimatike të zgjuar dhe elastike.
Mbështetja për Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujit do të vazhdojë ybatimin e projekteve të vazhdueshme të konsolidimit të tokës në kuadër të Programit Kombëtar të Konsolidimit të Tokës dhe do të zgjerojë më tej programin në nivel kombëtar, si dhe instrumente të tjera të tregut të tokës.
Nëpërmjet shkëmbimit të njohurive dhe mjeteve të tjera, FAO do të ndihmojë Ministrinë dhe partnerët e tjerë përkatës në formulimin e masave të politikave për përmirësimin e shërbimeve këshillimore, veterinare dhe fitosanitare, si dhe në përpjekjet e BE-së për përafrim në fushat e menaxhimit të shëndetit të kafshëve dhe sigurisë ushqimore dhe cilësinë, për të përmbushur nevojat kombëtare dhe sfidat globale në zinxhirin e vlerave ushqimore.
Sipas prioritetit të dytë të programit, FAO do të mbështesë përpjekjet e vendit në veprimet për klimën. Kjo përfshin menaxhimin e qëndrueshëm të burimeve natyrore (tokë, ujë, pylltari dhe biodiversitet), ndërtimin e elasticitetit klimatik të prodhimit bujqësor dhe reduktimin e rreziqeve nga fatkeqësitë në bujqësi. Rritja e qëndrueshmërisë klimatike të fermerëve të vegjël në shumë mënyra – duke përfshirë përdorimin më efikas të inputeve, të dhëna me cilësi të lartë për vendimmarrje, bujqësi të zgjuar për klimën dhe zgjerimin e sistemeve të ujitjes – do të jetë një fushë kyçe në këtë drejtim.
“Arritja e këtyre rezultateve është e mundur me angazhimin dhe mbështetjen e fortë të qeverisë nga partnerët burimorë, si dhe me kontributin e FAO-s përmes Programit të saj të Bashkëpunimit Teknik (TCP). Asistenca teknike e ofruar përmes projekteve TCP luan një rol të rëndësishëm në adresimin e boshllëqeve kritike teknike të Qeverisë, por edhe në të paturit një efekt katalitik për një ndikim të qëndrueshëm dhe investime të mëtejshme drejt arritjes së Objektivave të Zhvillimit të Qëndrueshëm të përcaktuara në CPF". thotë Goran Stavrik, Zyrtar i Programit të FAO-s (TCP). Maqedonia e Veriut mbështetet në përvojën globale dhe njohuritë e FAO-s si një entitet i akredituar për Fondin e Gjelbër Klimatik (GCF), Fondin e Përshtatjes (AF) dhe Fondacionin Global të Mjedisit (GEF) në aksesin në financimin e klimës mjedisore për të mbështetur përshtatjen kombëtare të vendit ndaj ndryshimeve klimatike. dhe prioritetet e zbutjes duke përmbushur gjithashtu angazhimet globale të vendit për klimën.
Linqe:
In rural North Macedonia, FAO helps improve sustainable and resilient development
Enhancing rice production in North Macedonia through land consolidation
Young Macedonian artist wins World Food Day poster contest honoring food heroes
Land consolidation is the missing link for farmers in North Macedonia
North Macedonia receives continued support for “greening”
1 of 5
Njoftimi për media
28 mars 2022
Puna e përbashkët është mënyra më e shpejtë për të përmirësuar shërbimet shëndetësore për të gjithë
Pjesëmarrësit në këtë aktivitet diskutuan gjithashtu se si më lehtë të arrihet tek grupet që mund të kenë mbetur prapa në shërbimet shëndetësore, të përmirësohet kujdesi parandalues në zonat e largëta dhe të pashërbyera, si të forcohet imunizimi, të përdoret dixhitalizimi për të siguruar aksesin e shërbimeve shëndetësore për të gjithë.
“Ky program u krijua për të mundësuar zgjidhje më të shpejtë dhe inovative ndaj nevojave të reja që rrjedhin nga COVID-19. Jemi të lumtur që jemi ndër shumë pak në botë që arritëm të merrnim fonde nga Fondi i Kombeve të Bashkuara për Reagimin dhe Rimëkëmbjen ndaj COVID-19”, thotë. Patrizia DiGiovanni, Koordinatore e Përhershme e OKB-së përkohësisht. “Programi mundësoi shërbime falas për shpëtimin e jetës së njerëzve, veçanërisht grave dhe vajzave, që jetojnë në zona të lëna pas, të cilave ofrimi i këtyre shërbimeve ishte ndërprerë ose shtyrë për shkak të pandemisë COVID 19, ndërsa kjo duhet të shërbejë si model për shumë aktivitete dhe investime në të ardhmen në sektorin e shëndetësisë, duke synuar jo vetëm shpëtimin e jetës, por rritjen e cilësisë së jetës dhe përmirësimin e rezultateve për të gjithë njerëzit në vend.”
"Shërbimet shëndetësore të sigurta dhe inovative në kohët e COVID-19 në Maqedoninë e Veriut" është një program i përbashkët që ndihmoi qeverinë të përmirësojë shërbimet thelbësore shëndetësore në kontekstin e COVID-19 duke u mbështetur në investimet e rëndësishme të bëra tashmë për të forcuar shëndetin në vend.
Programi ka prezantuar disa shërbime inovative shëndetësore, si vizitat e klinikave të lëvizshme gjinekologjike në zona të largëta, duke përfshirë regjistrin e imunizimit elektronik që synon të përmirësojë mbledhjen e të dhënave dhe llogaritjen e normave të mbulimit të imunizimit, dhe komunikimin e rrezikut me popullatat skeptike ndaj imunizimit, si dhe ndërgjegjësimi i grave dhe vajzave për shëndetin seksual dhe riprodhues dhe dhunën me bazë gjinore. Këto shërbime të përmirësuara adresojnë uljen e ndjeshme të ofrimit të tyre që nga shpërthimi i COVID-19 dhe mundësojnë mbledhjen më efikase në kohë reale të të dhënave përkatëse të politikave për imunizimin, duke kontribuar gjithashtu në një mbështetje më të madhe profesionale dhe publike për vaksinimin.
Programi targeton gratë, vajzat dhe fëmijët adoleshente në nevojë, veçanërisht ata që jetojnë në zona të thella të vendit, dhe të cilët do të përfitonin nga shërbimet e shëndetit seksual dhe riprodhues, imunizimi dhe mbështetja psiko-sociale. Zbatimi i programit filloi në janar të vitit 2021 dhe përfundon në fund të marsit, me një buxhet prej 850,000 dollarë.
Programi zbatohet bashkërisht nga tre agjenci të OKB-së në partneritet të ngushtë me partnerët kryesorë kombëtarë, duke përfshirë Ministrinë e Shëndetësisë, Ministrinë e Punës dhe Politikës Sociale, Drejtorinë e Shëndetit elektronik, Shoqatën e Gjinekologëve dhe Obstetërve, Komitetin për Nënë të Sigurt dhe të Porsalindur të Shëndetshëm, Shoqata Mjekësore e Maqedonisë, Shoqata Maqedonase e Infermierëve dhe Mamive, Klinika Universitare e Psikiatrisë dhe organizatat e shoqërisë civile.
Ky program i përbashkët është bërë i mundur falë kontributeve në Fondin e Kombeve të Bashkuara për Reagimin dhe Rimëkëmbjen ndaj COVID-19 nga qeveritë e Norvegjisë, Holandës, Zvicrës, Danimarkës, Suedisë, Republikës së Koresë, Finlandës, Austrisë, Mbretërisë së Bashkuar, Spanjës, Zelandës së Re, Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Islandës, Kroacisë, Portugalisë, Tajlandës, Republika Sllovake, Rumanisë, Kamboxhias, Qipros dhe Filipinëve.
Më tepër informacione në:
https://northmacedonia.un.org/sq/170196-sherbime-shendetesore-te-sigurta-dhe-novatore-ne-kohet-e-covid-19
1 of 5
Njoftimi për media
16 mars 2022
Skenarët e rinj mbi sigurinë globale të ushqimit bazuar në konfliktin Rusi-Ukrainë
Zinxhiri i furnizimit dhe ndërprerjet logjistike në prodhimin e drithit dhe farave vajore ukrainase dhe ruse dhe kufizimet në eksportet e Rusisë do të kenë pasoja të rëndësishme për sigurinë ushqimore. Kjo është veçanërisht e rëndësishme për rreth pesëdhjetë vende që varen nga Rusia dhe Ukraina për 30% ose më shumë të furnizimeve të tyre me grurë. Shumë prej tyre janë vende më pak të zhvilluara ose vende me të ardhura të ulëta, me mungesë ushqimi në Afrikën Veriore, Azi dhe Lindjen e Afërt. Shumë vende Evropiane dhe të Azisë Qendrore mbështeten te Rusia për mbi 50% të furnizimit të tyre me plehra dhe mungesat atje mund të shtrihen deri në vitin e ardhshëm.
Çmimet e ushqimeve, tashmë në rritje që nga gjysma e dytë e vitit 2020, arritën një maksimum historik në shkurt 2022 për shkak të kërkesës së lartë, kostove të inputeve dhe transportit, si dhe ndërprerjeve të portit. Çmimet globale të grurit dhe elbit, për shembull, u rritën 31% gjatë rrjedhës së vitit 2021. Çmimet e vajit të rrapit dhe të lulediellit u rritën më shumë se 60%. Kërkesa e lartë dhe çmimet e paqëndrueshme të gazit natyror kanë rritur gjithashtu kostot e plehrave. Për shembull, çmimi i uresë, një pleh kyç azotik, është rritur më shumë se trefish në 12 muajt e fundit.
Intensiteti dhe kohëzgjatja e konfliktit mbeten të paqarta. Ndërprerjet e mundshme në aktivitetet bujqësore të këtyre dy eksportuesve kryesorë të mallrave bazë mund të përshkallëzojnë seriozisht pasigurinë ushqimore në nivel global, kur çmimet ndërkombëtare të ushqimit dhe inputeve janë tashmë të larta dhe të paqëndrueshme. Konflikti gjithashtu mund të kufizojë prodhimin bujqësor dhe fuqinë blerëse në Ukrainë, duke çuar në rritjen e pasigurisë ushqimore në vend.
Faktorët Kryesorë Të Rrezikut Të Identifikuar
Të korrat e drithërave do të jenë gati për korrje në qershor. Është e paqartë nëse fermerët në Ukrainë do të jenë në gjendje t'i korrin ato dhe t'i dorëzojnë në treg. Zhvendosja masive e popullsisë ka reduktuar numrin e punëtorëve bujqësorë. Qasja në fushat bujqësore do të jetë e vështirë. Do të kufizohen gjithashtu rritja e bagëtive dhe shpendëve dhe prodhimi i frutave dhe perimeve.
Portet e Ukrainës në Detin e Zi janë mbyllur. Edhe nëse infrastruktura e transportit të brendshëm mbetet e paprekur, transportimi i grurit me hekurudhë do të ishte i pamundur për shkak të mungesës së një sistemi hekurudhor funksional. Anijet ende mund të kalojnë tranzit nëpër Ngushticat Turke, një pikë kyçe tregtare përmes së cilës kalojnë një sasi e madhe dërgesash gruri dhe misri. Rritja e primeve të sigurimit për rajonin e Detit të Zi do të përkeqësonte kostot tashmë të larta të transportit, duke komplikuar kostot e importeve të ushqimit. Dhe, nëse objektet e magazinimit dhe përpunimit do të mbeten të paprekura dhe të pajisura me personel është gjithashtu ende e paqartë.
Portet ruse në Detin e Zi janë të hapura për momentin dhe nuk pritet asnjë ndërprerje e madhe në prodhimin bujqësor në një afat të shkurtër. Megjithatë, sanksionet financiare kundër Rusisë kanë shkaktuar një zhvlerësim të rëndësishëm i cili, nëse vazhdon, mund të minojë produktivitetin dhe rritjen dhe në fund të rrisë më tej kostot e prodhimit bujqësor.
Rusia është një lojtar kryesor në tregun global të energjisë, duke zënë 18% të eksporteve globale të qymyrit, 11% të naftës dhe 10% të gazit. Bujqësia kërkon energji nëpërmjet përdorimit të karburantit, gazit, energjisë elektrike, si dhe plehrave, pesticideve dhe lubrifikantëve. Prodhimi i përbërësve dhe ushqimeve për ushqim kërkon gjithashtu energji. Konflikti aktual ka shkaktuar rritje të çmimeve të energjisë, me pasoja negative në sektorin e bujqësisë.
Gruri është një ushqim bazë për mbi 35% të popullsisë së botës dhe konflikti aktual mund të rezultojë në një reduktim të papritur dhe të shpejtë të eksporteve të grurit si nga Rusia ashtu edhe nga Ukraina. Është ende e paqartë nëse eksportuesit e tjerë do të jenë në gjendje ta plotësojnë këtë boshllëk. Inventarët e grurit tashmë po mbarojnë në Kanada dhe eksportet nga Shtetet e Bashkuara, Argjentina dhe vende të tjera ka të ngjarë të jenë të kufizuara pasi qeveria do të përpiqet të sigurojë furnizimin e brendshëm.
Vendet që varen nga importet e grurit ka të ngjarë të rrisin nivelet, duke shtuar presion të mëtejshëm mbi furnizimet globale. Egjipti, Turqia, Bangladeshi dhe Irani janë importuesit kryesorë globalë të grurit, duke blerë më shumë se 60% të grurit të tyre nga Rusia dhe Ukraina, dhe të gjithë kanë importe të jashtëzakonshme. Libani, Tunizia, Jemeni, Libia dhe Pakistani gjithashtu mbështeten shumë në të dy vendet për furnizimin e tyre me grurë. Tregtia globale e misrit ka të ngjarë të tkurret për shkak të pritjeve që humbja e eksportit nga Ukraina nuk do të plotësohet nga eksportues të tjerë dhe për shkak të çmimeve të larta.
Perspektivat e eksportit për vajin e lulediellit dhe vajra të tjerë alternativë mbeten gjithashtu të pasigurta. Importuesit kryesorë të vajit të lulediellit, duke përfshirë Indinë, Bashkimin Evropian, Kinën, Iranin dhe Turqinë, duhet të gjejnë furnizues të tjerë ose vajra të tjerë bimorë, të cilët mund të kenë një efekt të përhapur në vajrat e palmës, sojës dhe farave të rapit, për shembull.
Rekomandimet E Politikave
1. Mbani të hapur tregtinë globale të ushqimit dhe plehrave. Duhet bërë çdo përpjekje për të mbrojtur aktivitetet e prodhimit dhe marketingut të nevojshëm për të përmbushur kërkesat e brendshme dhe globale. Zinxhirët e furnizimit duhet të vazhdojnë të lëvizin, që nënkupton mbrojtjen e të korrave, bagëtive, infrastrukturës së përpunimit të ushqimit dhe të gjitha sistemeve logjistike.
2. Gjeni furnizues të rinj dhe më të ndryshëm ushqimesh. Vendet e varura nga importet ushqimore nga Rusia dhe Ukraina duhet të kërkojnë furnizues alternativë për të absorbuar goditjen. Ata gjithashtu duhet të mbështeten në rezervat ekzistuese të ushqimit dhe të diversifikojnë prodhimin e tyre vendas për të siguruar qasjen e njerëzve në dieta të shëndetshme.
3. Mbështetni grupet e cenueshme, duke përfshirë personat e zhvendosur brenda vendit. Qeveritë duhet të zgjerojnë rrjetet e sigurisë sociale për të mbrojtur njerëzit e cenueshëm. Në Ukrainë, organizatat ndërkombëtare duhet të ndërhyjnë për të ndihmuar njerëzit në nevojë. Në të gjithë globin, shumë më tepër njerëz do të shtyheshin në varfëri dhe uri për shkak të konfliktit, dhe ne duhet t'u ofrojmë atyre programe të mbrojtjes sociale në kohë dhe të synuara mirë.
4. Shmangni reagimet ad-hok të politikave. Përpara se të marrin masa për të siguruar furnizimin me ushqime, qeveritë duhet të marrin në konsideratë efektet e tyre të mundshme në tregjet ndërkombëtare. Reduktimet në tarifat e importit ose përdorimi i kufizimeve të eksportit mund të ndihmojnë në zgjidhjen e sfidave të sigurisë ushqimore të vendeve individuale në afat të shkurtër, por ato do të rrisin çmimet në tregjet globale.
5. Forconi transparencën dhe dialogun në treg. Më shumë transparencë dhe informacion mbi kushtet e tregut global mund të ndihmojë qeveritë dhe investitorët të marrin vendime të informuara kur tregjet e mallrave bujqësore janë të paqëndrueshme. Iniciativat si Sistemi i Informacionit të Tregut Bujqësor të G-20 (AMIS) e rrisin këtë transparencë duke ofruar vlerësime objektive dhe në kohë të tregut.
1 of 5
Njoftimi për media
11 mars 2022
Në fokus të Konferencës Rajonale ishte nxitja e shkëmbimit më të madh për ta rritur përfshirjen e personave me aftësi të kufizuara
Dje në konferencën rajonale të organizuar nga Avokati i Popullit dhe agjencitë e Kombeve të Bashkuara në Maqedoninë e Veriut morën pjesë përfaqësues të institucioneve shtetërore për të drejtat e njeriut, personat me aftësi të kufizuara dhe organizatat e tyre përkatëse, përfaqësues të shoqërisë civile nga rajoni i Ballkanit Perëndimor, së bashku me bashkëmoshatarët e tyre nga vendet tjera evropiane dhe organizatat tjera.
Pjesëmarrësit e konferencës, “Fuqizimi i institucioneve shtetërore për të drejtat e njeriut, si mekanizma të pavarur monitorues për zbatimin e Konventës së OKB-së mbi të Drejtat e Personave me Aftësi të Kufizuara (KDPAK)”, ofroi një mundësi unike për të shkëmbyer përvoja, praktika të mira, sfida, mundësi dhe iniciativa mbi kornizat ekzistuese të monitorimit.
“Shoqëritë nuk mund kurrë t’i përmbushin Objektivat e Zhvillimit të Qëndrueshëm pa pjesëmarrjen e plotë të të gjithëve, përfshirë personat me aftësi të kufizuara. Njohja e të drejtave të tyre dhe sigurimi i angazhimit të tyre është me rëndësi kritike. Po ashtu është shënuar përparim në vendet e rajonit, ndonëse mbetet shumë për të bërë për ta përshpejtuar zhvillimin gjithëpërfshirës të aftësisë së kufizuar”, deklaroi Rosana Duxhak, Koordinatore e përhershme e OKB-së në Maqedoninë e Veriut. “Vetëm përmes dialogut dhe duke punuar së bashku – me të gjitha qeveritë, organizatat ndërkombëtare dhe ato rajonale, shoqërinë civile dhe sektorin privat – mund t’i përmbushim në mënyrë efektive zotimet e KDPAK-së dhe Agjendës 2030.”
Qëllimi i kësaj konference është të inkurajojë një dialog konstruktiv, të orientuar drejt veprimit për përshpejtimin e zhvillimit gjithëpërfshirës, të barabartë, dhe të qëndrueshëm në Ballkanin Perëndimor, të udhëhequr nga standardet ndërkombëtare të të drejtave të njeriut dhe premtimi i Agjendës 2030, që askush të mos ngelë pas.
“Para nesh kemi rrugë të gjatë me shumë sfida drejt përfshirjes dhe integrimit të plotë të personave me aftësi të kufizuara, siç parasheh Konventa, e cila është një mjet që mund të na ndihmojë në përmbushjen e këtyre synimeve. Në këtë kuptim, besoj fuqishëm se konferenca do të hapë shumë diskutime dhe iniciativa se si të arrihet progresi i dëshiruar”, thotë Naser Ziberi, Avokati i Popullit.
Duke u fokusuar në fuqizimin e rolit dhe bashkëpunimin ndërmjet institucioneve shtetërore të të drejtave të njeriut në rajon, konferenca synon t’i frymëzojë dhe drejtojë veprimet e ardhshme, që do të ndiqen nga institucionet shtetërore për të drejtat e njeriut, lëvizjet për mbështetjen e personave me aftësisë të kufizuar dhe partnerët tjerë në të gjithë rajonin.
Përveç rritjes së mëtejshme të shkëmbimit rajonal, pjesëmarrësit e konferencës ranë dakord të përkujdesen që praktikat e mira dhe mësimet e nxjerra nga konferenca lidhur me përfshirjen e shoqërisë civile në procesin e monitorimit, të përfshihen në punën e tyre dhe në aktivitetet e ardhshme, si dhe do të vazhdojnë ta mbështesin monitorimin e pavarur dhe ndikimin në agjendën e të drejtave të njeriut në të gjithë rajonin.
1 of 5
Njoftimi për media
11 mars 2022
Ministri i Shëndetësisë, përfaqësuesit e OKB-së dhe partnerë e vizituan klinikën mobile gjinekologjike në Çeshinovë – Obleshevë
SHKUP| 24 shkurt 2022 - Ministri i Shëndetësisë, Bekim Sali, përfaqësues të agjencive të OKB-së dhe përfaqësues të trupit diplomatik e realizuan një vizitë në Çeshinovë-Obleshevë për ta parë realizimin e klinikës mobile gjinekologjike të krijuar për ta rritur qasjen në shërbimet gjinekologjike, veçanërisht për gratë më të rrezikuara dhe vajzat në zonat me qasje më të vështirë, të cilat janë prekur më shumë nga pandemia KOVID-19.
Programi i përbashkët “Shërbime të sigurta dhe inovative shëndetësore gjatë pandemisë KOVID-19” në Maqedoninë e Veriut u vërtetua si aktivitet shumë i suksesshëm drejt përmirësimit të qasjes në shëndetin seksual dhe riprodhues, imunizimit dhe shërbimeve për t’i mbështetur viktimat e dhunës me bazë gjinore, si dhe adoleshentët, fëmijët dhe njerëzit nga grupet e cenueshme dhe nga zonat më pak të mbuluara”, delaroi Bekim Sali, ministër i Shëndetësisë. “Kjo nuk do të ishte e mundur pa mbështetjen e UNFPA-së, UNICEF-it dhe OBSH-së, në koordinim me Zyrën e Koordinatorit të përhershëm të OKB-së, kontributet e Qeverisë në kuadër të Fondit të Kombeve të Bashkuara për Reagim dhe Rimëkëmbje nga KOVID-19 dhe partnerët nacionalë. Prandaj, sinqerisht ju jam shumë mirënjohës!”
Në tre muajt e fundit, klinikat mobile gjinekologjike deri më tani kanë kryer ekzaminime në disa komuna - Sveti Nikollë, Vrapçishtë, Gradsko, Llozovë, Çashkë dhe Çesinovë Obleshevë. Zbatimi i shërbimeve mobile gjinekologjike mbështetet përmes projektit “Shërbime të sigurta dhe inovative shëndetësore gjatë pandemisë KOVID-19” në Maqedoninë e Veriut, financuar nga Fondi i Kombeve të Bashkuara për Reagim dhe Rimëkëmbje nga KOVID-19.
"Njëra ndër vlerat më të mëdha të këtij programi ishte aftësia për t’iu përgjigjur shpejt një sërë nevojash të ndërlidhura me shëndetin, shpeshherë drejtpërsëdrejti ndaj atyre në rrezik më të madh dhe në zona më pak të mbuluara”, thotë Rosana Duxhak, Koordinatore e përhershme e OKB-së në Maqedoninë e Veriut. “Madje më i rëndësishëm është fakti se, aktivitetet dhe shërbimet e prezantuara përmes këtij programi të përbashkët janë një investim për të ardhmen, për rritjen e cilësisë së shërbimeve shëndetësore për të gjithë, përtej pandemisë KOVID-19.”
“Shërbime të sigurta dhe inovative shëndetësore gjatë pandemisë KOVID-19 në Maqedoninë e Veriut” është një program i përbashkët, që e ndihmoi qeverisë në përmirësimin e shërbimeve primare shëndetësore në kontekstin e KOVID-19, duke u mbështetur në investimet e rëndësishme veç më të realizuara për ta përforcuar sistemin shëndetin dhe social në nivel të shtetit, për ta izoluar përhapjen e sëmundjeve dhe për ta siguruar përgjigjen shëndetësore ndaj rasteve të ndryshme emergjente.
Programi ka prezantuar disa shërbime inovative shëndetësore, siç janë vizitat e klinikave mobile gjinekologjike në zona të largëta, duke përfshirë regjistrin e imunizimit elektronik, që synon ta përmirësojë mbledhjen e të dhënave dhe llogaritjen e normave të mbulimit të imunizimit, dhe komunikimin e rrezikut me popullatat skeptike ndaj imunizimit, si dhe ndërgjegjësimin e grave dhe vajzave mbi shëndetin seksual dhe riprodhues dhe dhunën me bazë gjinore. Këto shërbime të përmirësuara e trajtojnë uljen e ndjeshme të ofrimit të tyre që nga shpërthimi i KOVID-19, si dhe mundësojnë mbledhjen më efikase në kohë reale të të dhënave përkatëse të politikave për imunizim, duke kontribuar gjithashtu në një mbështetje më të madhe profesionale dhe publike për vaksinim.
Programi i ka në fokus gratë e cenueshme, vajzat adoleshente dhe fëmijët, veçanërisht ato që jetojnë në zona të thella të vendit, të cilët kanë përfituar nga shërbimet e shëndetit seksual dhe riprodhues, imunizimi dhe mbështetja psiko-sociale. Zbatimi i programit filloi në janar të vitit 2021 dhe do të zgjasë deri në mars të vitit 2022, me një buxhet prej 850,000 dollarësh (amerikan) të financuar nga Fondi i Kombeve të Bashkuara për Reagim dhe Rimëkëmbje nga KOVID-19.
Programi zbatohet bashkërisht nga tre agjenci të OKB-së - Fondi i Kombeve të Bashkuara për Popullsinë (UNFPA), Fondi i Kombeve të Bashkuara për Fëmijët (UNICEF) dhe Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH), nën koordinimin e Zyrës së Koordinatorit të përhershëm të Kombeve të Bashkuara dhe në partneritet të ngushtë me partnerët kryesorë shtetërorë, duke përfshirë: Ministrinë e Shëndetësisë, Ministrinë e Punës dhe Politikës Sociale, Drejtorinë e e-Shëndetësisë, Shoqatën e Gjinekologëve dhe Obstetërve, Komitetin për nënë të sigurt dhe të foshnja të shëndetshme, Shoqatën e Mjekëve të Maqedonisë së Veriut, Shoqatën e Infermierëve dhe Mamive të Maqedonisë së Veriut, Klinikën Universitare të Psikiatrisë dhe organizatat e shoqërisë civile.
Ky program i përbashkët është mundësuar falë kontributeve në Fondin e Kombeve të Bashkuara për Reagim dhe Rimëkëmbje nga KOVID-19 nga qeveritë e Norvegjisë, Holandës, Zvicrës, Danimarkës, Suedisë, Republikës së Koresë, Finlandës, Austrisë, Mbretërisë së Bashkuar, Spanjës, Zelandës së Re, Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Islandës, Kroacisë, Portugalisë, Tajlandës, Republikës së Sllovakisë, Rumanisë, Kamboxhias, Qipros dhe Filipineve.
Më shumë informacione mund të gjeni në:
https://northmacedonia.un.org/en/170196-safe-and-innovative-health-services-times-covid-19
1 of 5