Agjencitë e OKB-së në Maqedoninë e Veriut

FAO
FAO është agjenci e specializuar e KB që udhëheq përpjekjet ndërkombëtare për të mposhtur urinë. Qëllimi i FAO është arritja e sigurisë ushqimore për të gjithë dhe sigurimi që njerëzit të kenë mundësinë e të paturit ushqim të mjaftueshëm e me cilësi të lartë, për një jetë aktive dhe të shëndetshme.
ILO
Organizata Ndërkombëtare e Punës është e përkushtuar ndaj promovimit të drejtësisë sociale dhe të drejtave të njeriut dhe të punës të njohura ndërkombëtarisht, duke e ndjekur misionin e saj themelues se drejtësia sociale është thelbësore për paqen universale dhe të qëndrueshme.
IMF
FMN është një organizatë e përbërë prej 189 vendesh, që punon për ta nxitur bashkëpunimin monetar global, për të siguruar stabilitet financiar, për ta lehtësuar tregtinë ndërkombëtare, për të promovuar punësim adekuat dhe rritje të qëndrueshme ekonomike dhe për ta ulur varfërinë në mbarë botën.
OHCHR
Misioni i OHCHR është të punojë për mbrojtjen e të gjitha të drejtave të njeriut për gjithë njerëzimin; për të ndihmuar në fuqizimin e njerëzve për realizim të të drejtave të tyre; dhe për t’i ndihmuar ata që janë përgjegjës për mbrojtjen e të drejtave të tilla ta sigurojnë zbatimin e tyre.
UN Women
UN Women është agjenci e Kombeve të Bashkuara e përkushtuar ndaj barazisë gjinore dhe fuqizimit të grave. Si kampione globale për gratë dhe vajzat, UN Women u krijua për ta përshpejtuar përparimin në përmbushjen e nevojave të tyre në mbarë botën.
UNDP
UNDP punon në 170 vende dhe territore e përkushtuar për të zhdukur varfërinë, duke e mbrojtur planetin. UNDP ndihmon vendet të zhvillojnë politika, aftësi, partneritete dhe institucione të forta në mënyrë që të mbështesë përparimin e tyre.
UNHCR
UNHCR, Agjencia e OKB-së për Refugjatët, është një organizatë globale e përkushtuar për të shpëtuar jetë, për mbrojtjen e të drejtave dhe ndërtimin e një të ardhmeje më të mirë për refugjatët, komunitetet e zhvendosura me forcë dhe njerëzit pa shtetësi.
UNICEF
UNICEF punon në mbi 190 vende dhe territore për të shpëtuar jetët e fëmijëve, për të mbrojtur të drejtat e tyre dhe për t’i ndihmuar ata ta përmbushin potencialin e tyre, që nga fëmijëria e hershme e deri në adoleshencë. Motoja e UNICEF-it: 'Ne kurrë nuk dorëzohemi'.
UNODC
UNODC është një lider global në luftën kundër drogave të paligjshme dhe krimit ndërkombëtar. UNODC vepron në të gjitha rajonet e botës përmes një rrjeti të gjerë të zyrave në terren.
UNOPS
Misioni i UNOPS është që t’i ndihmojmë njerëzit të ndërtojnë jetë më të mirë, dhe vendet të arrijnë paqe dhe zhvillim të qëndrueshëm.
WHO
OBSH drejton përpjekjet globale mbi shëndetin publik dhe koordinon përgjigjen ndaj emergjencave shëndetësore, ofron mbështetje teknike për të zgjeruar mbulimin universal shëndetësor, i shërben të pambrojturve - që çdokush, kudo që jeton, të ketë mundësi të barabarta për një jetë të shëndetshme.
Banka Botërore
Me 189 vende anëtare, personel nga më shumë se 170 vende dhe zyra në mbi 130 vende, Grupi i Bankës Botërore është një partneritet unik global: pesë institucione punojnë për zgjidhje të qëndrueshme me qëllim të zvogëlimit të varfërisë dhe ndërtimit të prosperitetit të përbashkët në vendet në zhvillim