Zyra e Koordinatorit Rezident të OKB-së
Sistemi i Koordinatorit Rezident në Maqedoninë e Veriut synon t’i bashkojë agjencitë e ndryshme të OKB-së për ta përmirësuar efikasitetin dhe efektivitetin e aktiviteteve operative në nivel të vendit. Koordinatori i përhershëm i udhëheq ekipet e vendeve të OKB-së dhe është përfaqësuesi i caktuar i Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së për operacionet zhvillimore në Maqedoninë e Veriut. Koordinatori i përhershëm e drejton dhe e pozicionon në mënyrë strategjike ekipin e vendit të OKB-së në Maqedoninë e Veriut në mbështetje të prioriteteve nacionale, strategjive zhvillimore dhe planeve.
Sistemi i Koordinatorit Rezident i përfshin të gjitha organizatat e sistemit të OKB-së që merren me aktivitete operative për zhvillim, pavarësisht nga prania e tyre formale në Maqedoninë e Veriut. Duke punuar ngushtë me qeverinë e shtetit, Koordinatori Rezident dhe ekipi i vendit i mbron interesat dhe mandatet e sistemit të OKB-së, duke ofruar mbështetjen dhe duke e drejtuar gjithë familjen e OKB-së. Koordinimi i operacioneve zhvillimore promovon mbështetje më strategjike për planet dhe prioritetet nacionale të Maqedonisë së Veriut, i bën operacionet më efikase dhe e redukton koston e punës së qeverive. Kjo i ndihmon OKB-së të jetë një partner më i rëndësishëm dhe më i besueshëm për qeverinë në mënyrë që ta mbështesë Agjendën 2030 për Zhvillim të Qëndrueshëm, e cila u miratua nga Asambleja e Përgjithshme e OKB-së në mbledhjen historike të vitit 2015.
Koordinatori Rezident i OKB-së në Maqedoninë e Veriut
Rita Kolumbia sjell 20 vjet përvojë në zhvillimin ndërkombëtar, humanitar dhe menaxhim. Më parë, ajo ka shërbyer si Përfaqësuese e Fondit të Popullsisë së OKB-së (UNFPA) në Irak, si dhe Përfaqësuese e UNFPA në Moldavi, Drejtore e Vendit për Shqipërinë dhe si pjesë e ekipit të menaxhmentit të lartë të Zyrës Rajonale të UNFPA-së për Evropën Lindore dhe Azinë Qendrore.
Zonja Kolumbia ka një diplomë master në Menaxhimin Jofitimprurës dhe Shëndetësor nga Universiteti i Nju Jorkut, diplomë master në Administrim Publik nga Instituti i Kazakistanit për Menaxhim, Ekonomi dhe Prognozë si dhe një diplomë mjekësore nga Universiteti Kombëtar i Mjekësisë së Kazakistanit.