Puna jonë për Objektivat e Zhvillimit të Qëndrueshëm në Maqedoninë e Veriut
Si po mbështet OKB-ja Objektivat e Zhvillimit të Qëndrueshëm në Maqedoninë e Veriut
Një total prej 18 agjencish të OKB-së do të punojnë së bashku nën Kornizën e re të Bashkëpunimit për Zhvillimin e Qëndrueshëm të Kombeve të Bashkuara (SDCF) gjatë pesë viteve të ardhshme për të ndihmuar vendin të arrijë Objektivat e Zhvillimit të Qëndrueshëm: 17 synime të ndërlidhura dhe ambicioze që adresojnë sfidat kryesore të zhvillimit me të cilat përballen njerëzit në Maqedoninë e Veriut dhe në mbarë botën.
SDCF 2021-2025 është një dokument kyç strategjik që drejton punën e Sistemit të OKB-së në Maqedoninë e Veriut, i zhvilluar në partneritet të ngushtë me Qeverinë e Maqedonisë së Veriut dhe palët e tjera të interesuara. SDCF është në përputhje me prioritetet kombëtare të zhvillimit të vendit, angazhimet e tij ndërkombëtare për të drejtat e njeriut dhe barazinë gjinore, dhe Agjendën 2030. Duke pranuar se anëtarësimi në BE është një prioritet kombëtar kyç, SDCF gjithashtu përpiqet të sigurojë përafrim të plotë me procesin e pranimit në BE.
Objektivat e Zhvillimit të Qëndrueshëm në Maqedoninë e Veriut
Objektivat për Zhvillim të Qëndrueshëm janë thirrje globale për veprim për t’i dhënë fund varfërisë, për ta mbrojtur mjedisin dhe klimën e tokës dhe për të siguruar që njerëzit kudo që janë të mund të gëzojnë paqe dhe prosperitet. Këto janë qëllimet për të cilat punon OKB në Maqedoninë e Veriut