Më 30 Mars 2023, bota do të shënojë Ditën Ndërkombëtare të Zero Mbeturinave.
Kjo ditë është një thirrje për veprim për të reduktuar mbeturinat dhe për të ecur drejt një të ardhmeje më të qëndrueshme për të gjithë. Bota gjeneroi 2.24 milion ton mbetje komunale në vitin 2020, nga të cilat 45% u keqmenaxhuan. Kjo vetëm e përkeqëson krizën planetare të ndryshimeve klimatike, dëmtimit të natyrës dhe biodiversitetit dhe ndotjes.
Znj.Inger Andersen, Drejtore Ekzekutive e UNEP-it, thekson se ne nuk duhet të vazhdojmë të marrim nga toka dhe të hedhim burime të vlefshme kur veçmë i kemi borxh planetit. Znj.Maimunah Mohn Sharif, Drejtoreshë Ekzekutive e UN-Habitat, njëherit thekson rëndësinë e menaxhimit të mbeturinavenë të gjitha nivelet.
Arritja e një bote me zero mbeturina kërkon përfshirjen e të gjithëve, përfshirë autoritetet kombëtare dhe të kompanitë, shoqëritë civile, komunitetin akademik, gratë dhe të rinjtë. Promovimi i iniciativave për zero mbeturina mund të ndihmojë në avancimin e të gjitha qëllimeve të Axhendës 2030 për Zhvillim të Qëndrueshëm, duke përfshirë Objektivin numër 11 të Zhvillimit të Qëndrueshëm që qytetet dhe vendbanimet të jenë gjithëpërfshirëse, të sigurta dhe të qëndrueshme dhe Objektivin e Zhvillimit të Qëndrueshëm numër 12 për sigurimin e konsumit të qëndrueshëm dhe modeleve të prodhimit .
Dita Ndërkombëtare e zero mbetjeve është një mundësi për të theksuar rëndësinë e menaxhimit të mbeturinav edhe për të promovuar aktivitetet ndaj modeleve të prodhimit dhe konsumit. Duke u angazhuar për një sistem mbeturinash dhe duke shkuar drejt një sistemi më të sofistikuar, ne mund të përmirësojmë cilësinë e jetës së njerëzve dhe të parandalojmë që mbeturinat të dëmtojnë mjedisin dhe jetën e njerëzve.
Me 30 Mars 2023 bashkohuni me lëvizjen për një të ardhme më të qëndrueshme dhe festoni Ditën e Zero Mbeturinave. Vetëm së bashku, mund të punojmë drejt një bote më të pastër, më të shëndetshme dhe më të mirë për të gjithë.