Organizatorët
UNHCRObjektivat e Zhvillimit të Qëndrueshëm
Informacioni i kontaktit
ashkapov@unhcr.orgThirrje për studentët që t’i bashkohen programit "Klinika e ligjit për refugjatët"
Më 11 shkurt, Klinika Juridike për refugjatë e shpalli thirrjen për studentët që t’i bashkohen programit gjatë semestrit veror për vitin akademik 2021/22.
Vendndodhja
Rreth ngjarjes
Klinika e ligjit për refugjatët është një mundësi për studentët që të fitojnë njohuri teorike dhe praktike rreth ligjit të refugjatëve dhe migrimit. Për këtë semestër është paraparë që ligjëratat të zhvillohen përmes internetit, ku studentët do të kenë mundësi të ndjekin ligjërata nga profesorë universitarë - mentorë të klinikës juridike, si dhe ligjërata dhe punëtori nga përfaqësues të UNHCR-së në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Asociacioni i Juristëve të Rinj Maqedonas, si dhe nga ekspertë dhe praktikues vendas dhe ndërkombëtarë. Klinika e ligjit për të drejtën e refugjatëve zbatohet nga Qendra e ligjit për refugjatë dhe migracion - Fakulteti Juridik “Justinian Prima”, Shkup në kuadër të partneritetit strategjik ndërmjet Fakultetit Juridik “Justinian Prima” - Shkup dhe Përfaqësisë së UNHCR-së në Republikën e Maqedonisë së Veriut.