Festimi i Ditës Botërore të Ujit (E Premte, 22 Mars 2023)
Uji është një nga faktorët kyç kur flasim për shëndetin, ekonominë dhe mjedisin ku jetojmë. Ky burim i çmuar është gjithashtu thelbësor për të arritur Objektivin e Zhvillimit të Qëndrueshëm numër 6, i cili synon të sigurojë qasje në ujë të pastër dhe kanalizime për të gjithë. Është thelbësore që të festojmë ditën e ujit dhe njëherit të angazhohemi ta mbrojmë atë për gjeneratat e ardhshme.
SDG6 është objektiv thelbësor që kërkon përpjekje të përbashkët nga të gjithë ne, komunitet dhe qeveria. Në Ditën Botërore të Ujit, le të kujtojmë se çdo veprim që ndërmarrim për të ruajtur ujin dhe të mbrojtur burimet e ujit kontribuon në këtë burim jetësorë. Nga ulja e konsumimit personal të ujit deri tek politikat mbështetëse që promovojnë menaxhimin e qëndrueshëm të ujit, të gjithë ne kemi një rol për të luajtur në arritjen e Objektivin e Zhvillimit të Qëndrueshëm numër 6.
Duke i dhënë përparësi përpjekjeve për ruajtjen e ujit, të gjithë ne duhet të kontribuojmë që gjeneratat e ardhshme të kenë qasje në burime të pastra dhe të qëndrueshme të ujit. Le ta festojmë “Ditën Botërore të Ujit” duke ndërmarrë veprime për të mbrojtur këtë burim jetësor dhe duke punuar drejt qëllimeve të zhvillimit të qëndrueshëm të Kombeve të Bashkuara.