Objektivi i Zhvillimit të Qëndrueshëm
6

Ujë i pastër dhe kanalizime

Sigurimi i aksesit në furnizimin me ujë dhe kanalizime për të gjithë.

QËLLIMI 6 Targetet

6.1 Deri në vitin 2030, të arrihet qasje universale dhe e barabartë në ujë të pijshëm të sigurt dhe tëpërballueshëm për të gjithë.

6.2 Deri në vitin 2030, të arrihet qasja në shërbime sanitare dhe higjenë adekuate dhe të barabartë për të gjithë dhe

t,i ipet fund defekimit të hapur, duke i kushtuar vëmendje të veçantë nevojave të grave dhe vajzave dhe atyre në situata të cenueshme.

6.3 Deri në vitin 2030, të përmirësohet cilësia e ujit duke reduktuar ndotjen, eliminuar hedhjen e mbetjeve në mënyrë të pakontrolluar dhe minimizuar derdhjen e kimikateve dhe materialeve të rrezikshme, duke e përgjysmuar përqindjen e ujërave të zeza të patrajtuara dhe duke rritur ndjeshëm riciklimin dhe ripërdorimin e sigurt në nivel global.



6.4 Deri në vitin 2030, të rritet ndjeshëm efikasiteti i përdorimit të ujit në të gjithë sektorët dhe të mundësohet nxjerrja dhe furnizimi i qëndrueshëm i ujërave të ëmbla për të trajtuar mungesën e ujit dhe për të zvogëluar ndjeshëm numrin e njerëzve që vuajnë nga mungesa e ujit.



6.5 Deri në vitin 2030, të implementohet menaxhimi i integruar i burimeve ujore në të gjitha nivelet, duke përfshirë bashkëpunimin ndërkufitar sipas nevojës.



6.6 Deri në vitin 2020, të mbrohen dhe restaurohen ekosistemet ujore, duke përfshirë malet, pyjet, ligatinat, lumenjtë, akuiferet dhe liqenet.

6.a Deri në vitin 2030, të zgjerohet bashkëpunimi ndërkombëtar dhe mbështetja për ndërtimin e kapaciteteve për vendet në zhvillim për aktivitetet dhe programet e lidhura me ujin dhe kanalizimin, duke përfshirë mbledhjen e ujit, çkripëzimin, efikasitetin e ujit, trajtimin e ujërave të zeza, riciklimin dhe teknologjitë e ripërdorimit.

6.b Të mbështetet dhe forcohet pjesëmarrja e komuniteteve lokale për përmirësimin e menaxhimit të ujit dhe kanalizimit.

BurimiZhvillimi i Qëndrueshëm i OKB-së