Si të kalojmë nga gjërat për të cilat nuk flasim në gjërat për të cilat duhet të flasim, ishte fokusi i ngjarjes së fillimit të fushatës së përbashkët 16 ditët e aktivizmit kundër dhunës me bazë gjinore, që u zhvillua sot në Shkup. Delegacioni i Bashkimit Evropian në Shkup, Misioni i OSBE-së në Shkup dhe familja e Kombeve të Bashkuara janë bashkuar edhe një herë për të rritur vetëdijen për kaosin afatgjatë që dhuna me bazë gjinore shkakton në shoqërinë tonë.
Duke filluar me ngjarjen qendrore në Shkup me shfaqjen teatrale “Gjërat për të cilat nuk flasim”, ngjarje të tjera do të organizohen gjithashtu në të gjithë vendin në 16 ditët e ardhshme, duke përfshirë shfaqje teatrale, diskutime në komunitet, koncerte, ekspozita dhe panele diskutimesh.
Këtë vit, tema e fushatës BASHKOHUNI (UNITE) është “BASHKOHUNI! Investoni për të parandaluar dhunën kundër grave dhe vajzave”, sepse çdo përpjekje e investuar në parandalimin e dhunës ndaj grave është një hap përpara drejt një bote më të sigurt, më të barabartë dhe më të begatë.
"Ne jemi këtu për të inkurajuar viktimat dhe ata që janë dëshmitarë të dhunës me bazë gjinore ta raportojnë atë – dhe t'u themi atyre: ligji është në anën tuaj", thotë sBen Nupnau, zëvendës shef i Delegacionit të Bashkimit Evropian në Shkup.
Një qasje kryesore në fushatë është krijimi i një platforme bashkuese në mënyrë që të gjithë ata që mund të identifikohen me kauzën të mund të bashkohen dhe të ndihmojnë në përhapjen e fjalës për nevojën për t'i dhënë fund dhunës ndaj grave dhe vajzave.
“Ne si Mision, punojmë shumë në mbështetjen e zgjidhjeve legjislative që do të ofrojnë më shumë mbrojtje për viktimat e dhunës me bazë gjinore. Për më tepër, ne angazhohemi në përpjekje strategjike për të forcuar të gjithë sistemin e drejtësisë, nga reaguesit e parë tek prokuroria dhe gjykatat, me qëllim që t'u përgjigjemi menjëherë dhe në mënyrë adekuate nevojave të viktimave,” tha Selma Mehoviç, Këshilltare e Posaçme e Shefit të Misionit të OSBE-së në Shkup
Qëllimet përfundimtare janë të dyfishta: së pari, të krijohet një masë kritike që do të veprojë si një agjent stimulues për krijimin e politikave të tolerancës zero ndaj çdo forme të dhunës; dhe së dyti, të rritet vëtëdija për dëmin që dhuna ndaj grave dhe vajzave shkakton në familjet tona, në shoqërinë tonë dhe në zhvillimin tonë të përgjithshëm.
“Maqedonia e Veriut ka krijuar në masë të madhe mekanizmat ligjore të nevojshme për të eliminuar dhunën ndaj grave dhe vajzave dhe unë jam jashtëzakonisht e lumtur që jam në gjendje ta njoh këtë. Ajo që na duhet tani është të flasim më shumë. Për të vepruar më shumë. Ligjet nuk janë të mjaftueshme, kur ato janë vetëm ngjyrë në letër," tha Rosana Duxhak, koordinatore e përhershme e OKB-së në Maqedoninë e Veriut. “Është detyra jonë e përbashkët të sigurohemi që ato po zbatohen plotësisht, t'i bëjmë ato një normë shoqërore, dhe pjesë të sjelljes sonë.
16 ditët e aktivizmit është një fushatë ndërkombëtare e cila zhvillohet çdo vit, duke filluar më 25 nëntor, ditën ndërkombëtare për eliminimin e dhunës ndaj grave dhe përfundon më 10 dhjetor, ditën e të drejtave të njeriut. Kjo fushatë është shembulli më i mirë se si njerëzit dhe organizatat mund dhe duhet të bashkojnë forcat për t'u marrë me çështje shoqërore që nuk i përkasin këtyre kohërave dhe të ardhmes.
Familja e OKB-së ka qenë tradicionalisht partnere me BE-në dhe OSBE-në në këtë fushatë, por çdo vit numri i partnerëve të interesuar ndërkombëtarë dhe vendas po rritet, duke ardhur pothuajse nga të gjithë sektorët e shoqërisë.
Më shumë informacione rreth fushatës mund të gjendet në faqen e dedikuar në Facebook.