UNODC e prezanton Udhëzuesin “Mekanizmat e raportimit në sport”
03 mars 2022
31 janar 2022 Shkup, Maqedonia e Veriut
Pas angazhimeve të Qeverisë së Maqedonisë së Veriut për ta trajtuar korrupsionin në sport, duke riafirmuar atë përmes miratimit të Udhëzuesit rajonal kundër korrupsionit dhe financave të paligjshme për Ballkanin Perëndimor, UNODC në partneritet me Zyrën e zëvendëskryeministri për Qeverisje të Mirë dhe Agjencinë për Rini dhe Sport e organizuan prezantimin e Udhëzuesit “Mekanizmat e raportimit në sport”.
Në këtë eveniment morën pjesë më shumë se 20 pjesëmarrës nga 15 federata të ndryshme kombëtare sportive që veprojnë në Maqedoninë e Veriut, me praninë e mysafirëve të shquar, duke përfshirë Sh.S. ambasadoren e Rumanisë në Maqedoninë e Veriut, zëvendëskryeministrin e Maqedonisë së Veriut dhe drejtorin e Agjencisë për Rini dhe Sport.
Qëllimi parësor i udhëzuesit, të përgatitur së bashku nga Komiteti Olimpik Ndërkombëtar (IOC) dhe UNODC, është t’i mbështesë federatat nacionale të sportit dhe një spektër më të gjerë të palëve të interesuara, si sindikatat e sportistëve, klubet sportive, sponsorët, zyrtarët qeveritarë dhe agjencitë rregullatore, në zhvillimin e mekanizmave të raportimit për ta mbështetur integritetin dhe për të luftuar korrupsionin në sport. Udhëzuesi buron nga përpjekjet për ta luftuar manipulimin e konkurrencës me një perspektivë më të gjerë në ofrimin e udhëzimeve për funksionimin e mekanizmave efektivë të raportimit të veprimit të gabuar në sport.
Përkthimi i botimit në gjuhët lokale dhe organizimi i evenimentit, u mundësuan me kontributin e Qeverisë së Rumanisë në mbështetje të zbatimit të Udhërrëfyesit rajonal kundër korrupsionit dhe financave të paligjshme në Maqedoninë e Veriut.