Objektivi i Zhvillimit të Qëndrueshëm
8

Punë dinjitoze dhe rritje ekonomike

Nxitja e rritjes ekonomike të pandërprerë, përfshirëse dhe të qëndrueshme, punësimit të plotë e produktiv dhe punës së denjë për të gjithë.

QËLLIMI 8 Targetet

8.1 Të mundësohet qëndrueshmëri e rritjes ekonomike për kokë banori në përputhje me rrethanat kombëtare dhe, në veçanti, të sigurohet të paktën 7 për qind rritje vjetore e produktit të brendshëm bruto në vendet më pak të zhvilluara.

8.2 Të arrihen nivele më të larta të produktivitetit ekonomik, përmes diversifikimit, modernizimit të teknologjisë dhe inovacionit, përfshirë përmes fokusimit ndaj sektorëve me vlerë të lartë të shtuar dhe punës intensive.

8.3 Të promovohen politika të orientuara nga zhvillimi, që mbështesin veprimtaritë produktive, krijimin e punës së denjë, sipërmarrjen, krijimtarinë dhe inovacionin, si dhe të inkurajohet formalizimi dhe rritja e ndërrmarrjeve mikro, të vogla dhe mesme, përmes qasjes në shërbime financiare.

8.4 Të përmirësohet në mënyrë progresive, deri në vitin 2030, efiçenca globale e burimeve për konsum dhe prodhim dhe të arrihet ndarja e rritjes ekonomike nga degradimi i mjedisit, në përputhje me Kornizën 10-vjeçare të Programeve të Konsumimit dhe Prodhimit të Qëndrueshëm, ku udhëheqin vendet e zhvilluara.

8.5 Deri në vitin 2030, të arrihet punësim i plotë dhe produktiv dhe punë e denjë për të gjitha gratë dhe të gjithë burrat, përfshirë të rinjtë dhe personat me aftësi të kufizuar, si dhe pagë e barabartë për punë me vlerë të barabartë.

8.6 Deri në vitin 2020, të zvogëlohet ndjeshëm përqindja e të rinjve që nuk janë të punësuar, nuk ndjekin arsimim ose trajnim.

8.7 Të mirren masa të menjëhershme dhe efektive për të zhdukur punën e detyruar, për t’i dhënë fund skllavërisë moderne dhe trafikimit të qenieve njerëzore dhe për të siguruar ndalimin dhe eliminimin e formave më të këqia të punës së fëmijëve, duke përfshirë rekrutimin dhe përdorimin e fëmijëve si ushtarë dhe, deri në vitin 2025, të eliminohet puna e fëmijëve në të gjitha format e saj.

8.8 Të mbrohen të drejtat e punëtorëve dhe të promovohen mjedise të sigurta të punës për të gjithë punonjësit, përfshi punonjësit migrantë, veçanërisht, gratë migrante dhe ato me punësim të pasigurt.

8.9 Deri në vitin 2030, të hartohen dhe zbatohen politika për promovimin e turizmit të qëndrueshëm që krijon vende pune dhe promovon kulturën dhe produktet lokale.

8.10 Të forcohen kapacitetet e institucioneve financiare të brendshme për të inkurajuar dhe për të zgjeruar qasjen në shërbimet bankare, të sigurimeve dhe financiare për të gjithë.

8.a Të rritet ndihma për tregtinë për vendet në zhvillim, në veçanti vendet më pak të zhvilluara, duke përfshirë përmes Kornizës së Integruar për Ndihmën Teknike të Tregtisë për Vendet më Pak të Zhvilluara.

8.b Deri në vitin 2020, të zhvillohet dhe funksionalizohet një strategji globale për punësimin e të rinjve dhe të implementohet Pakti Global për Vendet e Punës i Organizatës Ndërkombëtare të Punës.

BurimiZhvillimi i Qëndrueshëm i OKB-së