Puna e përbashkët është mënyra më e shpejtë për të përmirësuar shërbimet shëndetësore për të gjithë
28 mars 2022
SHKUP | 28 mars 2022 – Si të përmirësohen shërbimet shëndetësore dhe t’i bëhen ato të disponueshme dhe të aksesueshme të gjithë njerëzve, ishte fokusi i diskutimeve në ngjarjen përmbyllëse të Programit të Përbashkët “Shërbimet shëndetësore të sigurta dhe novatore në kohët e COVID-19 në Maqedoninë e Veriut” që ka ndodhur sot në Shkup.
Pjesëmarrësit në këtë aktivitet diskutuan gjithashtu se si më lehtë të arrihet tek grupet që mund të kenë mbetur prapa në shërbimet shëndetësore, të përmirësohet kujdesi parandalues në zonat e largëta dhe të pashërbyera, si të forcohet imunizimi, të përdoret dixhitalizimi për të siguruar aksesin e shërbimeve shëndetësore për të gjithë.
“Ky program u krijua për të mundësuar zgjidhje më të shpejtë dhe inovative ndaj nevojave të reja që rrjedhin nga COVID-19. Jemi të lumtur që jemi ndër shumë pak në botë që arritëm të merrnim fonde nga Fondi i Kombeve të Bashkuara për Reagimin dhe Rimëkëmbjen ndaj COVID-19”, thotë. Patrizia DiGiovanni, Koordinatore e Përhershme e OKB-së përkohësisht. “Programi mundësoi shërbime falas për shpëtimin e jetës së njerëzve, veçanërisht grave dhe vajzave, që jetojnë në zona të lëna pas, të cilave ofrimi i këtyre shërbimeve ishte ndërprerë ose shtyrë për shkak të pandemisë COVID 19, ndërsa kjo duhet të shërbejë si model për shumë aktivitete dhe investime në të ardhmen në sektorin e shëndetësisë, duke synuar jo vetëm shpëtimin e jetës, por rritjen e cilësisë së jetës dhe përmirësimin e rezultateve për të gjithë njerëzit në vend.”
"Shërbimet shëndetësore të sigurta dhe inovative në kohët e COVID-19 në Maqedoninë e Veriut" është një program i përbashkët që ndihmoi qeverinë të përmirësojë shërbimet thelbësore shëndetësore në kontekstin e COVID-19 duke u mbështetur në investimet e rëndësishme të bëra tashmë për të forcuar shëndetin në vend.
Programi ka prezantuar disa shërbime inovative shëndetësore, si vizitat e klinikave të lëvizshme gjinekologjike në zona të largëta, duke përfshirë regjistrin e imunizimit elektronik që synon të përmirësojë mbledhjen e të dhënave dhe llogaritjen e normave të mbulimit të imunizimit, dhe komunikimin e rrezikut me popullatat skeptike ndaj imunizimit, si dhe ndërgjegjësimi i grave dhe vajzave për shëndetin seksual dhe riprodhues dhe dhunën me bazë gjinore. Këto shërbime të përmirësuara adresojnë uljen e ndjeshme të ofrimit të tyre që nga shpërthimi i COVID-19 dhe mundësojnë mbledhjen më efikase në kohë reale të të dhënave përkatëse të politikave për imunizimin, duke kontribuar gjithashtu në një mbështetje më të madhe profesionale dhe publike për vaksinimin.
Programi targeton gratë, vajzat dhe fëmijët adoleshente në nevojë, veçanërisht ata që jetojnë në zona të thella të vendit, dhe të cilët do të përfitonin nga shërbimet e shëndetit seksual dhe riprodhues, imunizimi dhe mbështetja psiko-sociale. Zbatimi i programit filloi në janar të vitit 2021 dhe përfundon në fund të marsit, me një buxhet prej 850,000 dollarë.
Programi zbatohet bashkërisht nga tre agjenci të OKB-së në partneritet të ngushtë me partnerët kryesorë kombëtarë, duke përfshirë Ministrinë e Shëndetësisë, Ministrinë e Punës dhe Politikës Sociale, Drejtorinë e Shëndetit elektronik, Shoqatën e Gjinekologëve dhe Obstetërve, Komitetin për Nënë të Sigurt dhe të Porsalindur të Shëndetshëm, Shoqata Mjekësore e Maqedonisë, Shoqata Maqedonase e Infermierëve dhe Mamive, Klinika Universitare e Psikiatrisë dhe organizatat e shoqërisë civile.
Ky program i përbashkët është bërë i mundur falë kontributeve në Fondin e Kombeve të Bashkuara për Reagimin dhe Rimëkëmbjen ndaj COVID-19 nga qeveritë e Norvegjisë, Holandës, Zvicrës, Danimarkës, Suedisë, Republikës së Koresë, Finlandës, Austrisë, Mbretërisë së Bashkuar, Spanjës, Zelandës së Re, Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Islandës, Kroacisë, Portugalisë, Tajlandës, Republika Sllovake, Rumanisë, Kamboxhias, Qipros dhe Filipinëve.
Më tepër informacione në: