Ngjarje: Përdorimi qasjes sistemore për vlerësim të lidhjes ndërmjet ndotjes së ajrit dhe lëvizshmërisë njerëzore
Më 1 prill 2022, IOM Maqedonia e Veriut në bashkëpunim me Ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Universitetin e Birminghamit organizuan një ngjarje hibride ku prezantuan projektin e ri “Përdorimi i një qasje sistemore për të vlerësuar lidhjen ndërmjet ndotjes së ajrit dhelLëvizshmërisë njerëzore si dhe dhe përfshirja e lidhjes në zhvillimin e politikave në Republikën e Maqedonisë së Veriut” për pjesëmarrës nga qeveria, përfaqësues të shoqërisë civile dhe akademik.
Ngjarjen, me fjalim hyrës, e filloi Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Naser Nuredini, dhe shefja e zyrës së misionit të IOM-it në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Sonja Bоzinovska Petrushevska, pasuar nga një prezantim hyrës mbi mjedisin e migracionit klimatik dhe ndryshimeve klimatike nga specialisti tematik i IOM-it për Migrimin, Mjedis dhe ndryshimet klimatike në Evropën Lindore dhe Juglindore dhe Azinë Qendrore, Soumyadeep Banerjee, si dhe prezantim projekti nga ana e menaxheres së projektit të IOM në Maqedoninë e Veriut, Vanja Lazaridis.
Konferenca gjithashtu pati fjalime dhe prezantime mbi metodologjinë dhe studimin mbi ndotjen e ajrit dhe lëvizshmërinë njerëzore, të mbajtura nga profesori William Avis dhe profesori Francis Pope nga Universiteti i Birminghamit si dhe profesori Mennan Selimi, nga Universiteti i Evropës Juglindore, Maqedonia e Veriut.
Gjatë 18 muajve të ardhshëm, ky projekt do të kontribuojë në adresimin e boshllëqeve të njohurive dhe politikave që kanë të bëjnë me ndërlidhjet komplekse midis lëvizshmërisë njerëzore, ndotjes së ajrit dhe energjisë së pastër në kontekstin e vizionit të Qeverisë së Maqedonisë së Veriut për ajër të pastër, si dhe eksplorimi i lëvizshmërisë njerëzore, ndotjes së ajrit dhe lidhjes së energjisë së pastër në kontekstin e Axhendës së Gjelbër të Marrëveshjes së Gjelbër Evropiane për Ballkanin Perëndimor.