Veprim për klimën
QËLLIMI 12 Targetet
13.1 Të forcohet rrezistenca dhe kapaciteti përshtatës i të gjitha vendeve ndaj rreziqeve që lidhen me klimën dhe katastrofat natyrore.
13.2 Të integrohen masa për ndryshimin e klimës në politikat, strategjitë dhe planet kombëtare.
13.3 Të përmirësohet edukimi, ndërgjegjësimi dhe kapacitetet njerëzore e institucionale për zbutjen, përshtatjen, uljen e ndikimit të ndryshimit të klimës dhe paralajmërimin e hershëm.
13.a Të implementohet angazhimi i marrë përsipër nga vendet e zhvilluara që janë palë në Konventën Kuadër të Kombeve të Bashkuara mbi Ndryshimet Klimatike, me qëllim mobilizimin bashkërisht të 100 miliardë dollarëve në vit deri në vitin 2020 nga të gjitha burimet për të trajtuar nevojat e vendeve në zhvillim në kuadër të veprimeve lehtësuese zbutëse dhe transparencës në implementtimin dhe funksionalizimin e plotë të Fondit të Klimës së Gjelbër përmes kapitalizimit të saj sa më shpejt që të jetë e mundur.
13.b Të promovohen mekanizma për ngritjen e kapaciteteve për planifikim dhe menaxhim efektiv lidhur me ndryshimet klimatike në vendet më pak të zhvilluara dhe vendet e vogla ishullore në zhvillim, duke përfshirë fokusimin tek gratë, të rinjtë dhe komunitetet lokale dhe të margjinalizuara.
Burimi: Zhvillimi i Qëndrueshëm i OKB-së