Në rrjedhë e sipër është fushata #SkillsNext!
Platforma Skills4Future.mk synon t’i bashkojë kompanitë, politikëbërësit dhe profesionistët e zhvillimit për të eksploruar dhe gjetur zgjidhje të përbashkët.
Platforma Skills4Future.mk synon t’i bashkojë kompanitë, politikëbërësit dhe profesionistët e zhvillimit për të eksploruar dhe gjetur zgjidhje të zbatueshme për të përbashkëtën
Në kuadër të Qendrës së aftësive të ardhshme në Tetovë zhvillohen sesione intensive të trajnimit, me jehonë të mirë të ndjekjes nga 150 aplikues (profesionistë, praktikantë, studentë, etj.), të etur për të mësuar dhe për t’u njohur me tema si Ndërtimit i modelimit të informacioneve (NMI), modelimi 3D dhe energjia e rinovueshme. Pothuajse 60% e pjesëmarrësve ishin gra!
“Si një stiliste e re, gjithmonë përpiqem t’i përmirësoj aftësitë e mia profesionale në mënyrë që të mund të filloj t’i zbatoj planet e mia. Unë kam marrë pjesë në sesionin e trajnimit për modelim 3D të realizuara nga profesori Nikolla Buleski dhe e kam vërejtur që procesi është shumë i dobishëm dhe produktiv për krijimin e 3D përmbajtjeve dhe transformimin e ideve të mia në skema realiste. Kjo ishte vërtetë një përvojë e madhe!” – thotë Amra Ismani, stiliste e re dhe aspiruese e modës nga Shkupi.
Qendra e aftësive të së ardhmes, e themeluar në kuadër të Universitetit të Evropës Juglindore në Tetovë dhe iniciativa www.skills4future.mk i bashkojnë bizneset, profesionistët e industrisë, botën akademike, sektorin publik, rrjetet e zhvillimit ekonomik duke e mbështetur kulturën e bashkëpunimit përmes futjes së teknologjive të reja për të arritur ndryshime transformuese.
Platforma Skills4Future.mk synon t’i bëjë bashkë kompanitë, politikëbërësit dhe profesionistët e zhvillimit për të eksploruar dhe gjetur zgjidhje të zbatueshme për sfidat e përbashkëta me të cilat përballen bizneset lokale.
Platforma shërben për t’i mbështetur firmat në tre sektorët industrialë: ndërtimtaria, tekstili dhe burimet e rinovueshme të energjisë, me qëllim të diskutimit dhe negocimit të një model të ri, të mundshëm për tejkalimin e mungesës së aftësive, që po bëhet një nga pengesat më të mëdha.
Mund ta ndiqni faqen e fejsbukut të Skill4Future për t’i ndjekur azhurnimet e rregullta për trajnimet dhe aktivitetet tjera.