Energji e përballueshme dhe e pastër
QËLLIMI 7 Targetet
7.1 Deri në vitin 2030, të mundësohet qasje universale në shërbime energjie me kosto të përballueshme, të besueshme dhe moderne.
7.2 Deri në vitin 2030, të rritet ndjeshëm përqindja e energjisë së rinovueshme në përzierjen globale të energjisë.
7.3 Deri në vitin 2030, të dyfishohet niveli global i përmirësimit të efiçencës së energjisë
7.a Deri në vitin 2030, të rritet bashkëpunimi ndërkombëtar për lehtësimin e qasjes në kërkime dhe teknologji për energji të pastër, përfshirë energjinë e rinovueshme, efiçencën e energjisë dhe teknologjitë e pastra dhe të avancuara të fosil-karburanteve, dhe të promovohet investimi në infrastrukturë të energjisë dhe teknologji të energjisë së pastër.
7.b Deri në vitin 2030, të zgjerohet infrastruktura dhe të përmirësohet teknologjia për furnizimin me shërbime energjetike moderne dhe të qëndrueshme për të gjitha vendet në zhvillim, në veçanti për vendet më pak të zhvilluara, vendet e vogla ishullore në zhvillim dhe vendet në zhvillim pa dalje në det në përputhje me programet e tyre përkatëse të mbështetjes.
Burimi: Zhvillimi i Qëndrueshëm i OKB-së