Në seancën 117, të mbajtur më 23 dhjetor të vitit 2021, Kuvendi e miratoi Rezolutën e re të vendit mbi Politikën e migracionit dhe Planin përkatës të veprimit p
Qëllimi i Rezolutës është të krijojë parakushte institucionale dhe kushte tjera për zhvillimin e një kornize të qëndrueshme dhe gjithëpërfshirëse për menaxhimin e migracionit të jashtëm të rregullt dhe të parregullt, me qëllim të nxitjes së zhvillimit të vendit. Ajo i përfshin pesë fusha strategjike: Kornizën mbështetëse; Të dhënat e besueshme dhe relevante për migrimin e jashtëm; Menaxhimin e migrimit të rregullt; Kontrollin dhe menaxhimin e migrimit të parregullt; si dhe Ndërtimin e partneriteteve dhe bashkëpunimit ndërkombëtar, duke përfshirë edhe një sërë objektivash strategjike.
Dokumenti tregon gjithashtu aspektet përkatëse të monitorimit dhe vlerësimit të progresit në zbatimin e masave dhe aktiviteteve të politikës së migracionit, financimin, informimin e publikut për objektivat dhe rezultatet e politikës së migracionit, si dhe sfidat e mundshme gjatë zbatimit. Në Planin e veprimit të Politikës së migracionit të Republikës së Maqedonisë së Veriut për periudhën 2021-2025, masat dhe aktivitetet janë identifikuar në bazë të secilës fushë strategjike, objektivave dhe qëllimeve specifike strategjike, të cilat duhet të ofrojnë menaxhim efikas të proceseve të migrimit.
“Ne e mirëpresim miratimin e Rezolutës për politikën e migracionit të Maqedonisë së Veriut, e cila i përcakton objektivat strategjike dhe aktivitetet e planifikuara të palëve përkatëse institucionale për periudhën 2021-2025. Politika e migracionit, e cila është miratuar nga Parlamenti, siguron që kërkesat sistematike për qeverisjen e mirë të migracionit të jenë të vendosura, duke u fokusuar në forcimin e kapaciteteve për qeverisjen e migracionit, menaxhimin e të dhënave të migracionit, faktorizimin e aspekteve të zhvillimit të migracionit dhe promovimin e partneriteteve dhe bashkëpunimit ndërkombëtar”, deklaroi Sonja Bozhinovska Petrushevska, shefe e IOM-it në Maqedoninë e Veriut.
Rezoluta mbi politikën e migracionit të Republikës së Maqedonisë së Veriut 2021-2025 është përgatitur nga organi ndërqeveritar për zhvillimin dhe zbatimin e politikës së migrimit të Republikës së Maqedonisë së Veriut me mbështetjen e Programit të përbashkët “Planifikimi i politikave të migrimi të Republikën e Maqedonisë së Veriut, të bazuara në dëshmi”, financuar nga Fondi i Mirëbesimit për Migracionin me më shumë Partnerë, i cili synon t’i mbështesë institucionet shtetërore në përmirësimin e menaxhimit të dinamikës demografike dhe migracionit në vend.