Njoftimi për media

Thirrje për pjesëmarrje në tenderin për “Ndërtimin e objekteve hidro-meliorative dhe objekteve të destinuara për rregullimin e tokës bujqësore në fshatin Dabjan, Komuna e Dollnenit“

26 korrik 2023

Ofertues potencial mund të jenë të gjitha kompanitë ndërtimore të regjistruara në Republikën e Maqedonisë së Veriut, të cilat posedojnë të paktën Licencën B për ndërtim, të lëshuar nga Ministria e Transportit dhe Lidhjeve të Republikës së Maqedonisë së Veriut.

 

Projekti i financuar nga BE “Avancimi i konsolidimit të tokës në Maqedoninë e Veriut”, i bashkëfinancuar dhe i zbatuar nga Organizata e Ushqimit dhe Bujqësisë e Kombeve të Bashkuara (FAO) ka nisur një tender publik (Numri i referencës: 2023/REUXD/REUTD/122655) për ofrimin e shërbimeve për “Ndërtimin e objekteve hidro-meliorative dhe objekteve të destinuara për rregullimin e tokës bujqësore (rrugët aksesi/shërbimi me zhavorr) në fshatin Dabjan, Komuna e Dollnenit”.

Aktivitetet që do të realizohen si pjesë e këtij tenderi përfshijnë punimet ndërtimore për përmirësimin e infrastrukturës bujqësore në zonën e konsolidimit të tokës së Dabjanit. Më konkretisht, kjo do të përfshijë si rehabilitimin e rrugëve ekzistuese të aksesit /të shërbimit me zhavorr ashtu edhe ndërtimin e rrugëve të reja. Përveç kësaj, ndërhyrjet hidro meliorative do të zbatohen për të përmirësuar sistemin e kullimit, duke përfshirë ndërtimin e kalimeve mbi kanalet ekzistuese të kullimit duke përdorur tuba dhe kullues tubularë.

Ofertues potencial mund të jenë të gjitha kompanitë ndërtimore të regjistruara në Republikën e Maqedonisë së Veriut, të cilat posedojnë të paktën Licencën B për ndërtim, të lëshuar nga Ministria e Transportit dhe Lidhjeve të Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Për të pasur qasje në dokumentet e tenderit dhe për të qenë në gjendje të paraqesin një ofertë, kompanitë e interesuara duhet së pari të regjistrohen në portalin e Tregut Global të Kombeve të Bashkuara - United Nations Global Marketplace (UNGM) ( www.ungm.org/ Vendor/Registration), pasi vetëm kompanitë e regjistruara do të kenë të drejtë të marrin pjesë. Pas regjistrimit të suksesshëm, kompanitë do të kenë mundësi të kenë qasje në dokumentet e tenderit dhe të paraqesin ofertat e tyre përmes të njëjtit portal të UNGM (www.ungm.org/Account/Account/Login).

Afati i fundit për dorëzimin e ofertës elektronike për tenderin është 21 gusht (e hënë) 2023, jo më vonë se 13:00 orë, CET.

Më shumë informacion:

Zona e konsolidimit të tokës së Dabjanit ndodhet në Komunën e Dollnenit, afërsisht 22 km larg qytetit të Prilepit. Aktualisht është projekti më i madh i konsolidimit të tokës në Maqedoninë e Veriut. Sipërfaqja mbulon 742 hektarë (ha) tokë bujqësore, me pronësi të ndarë midis 85 pronarëve privatë të tokave (435 ha) dhe shtetit (307 ha).

Një Studim ifizibilitetit për Dabjanin u krye në vitin 2019 për potencialin për konsolidimin e tokës i cili analizoi tokën bujqësore, pronësinë e tokës dhe çështjet ligjore, kushtet e infrastrukturës ekzistuese bujqësore dhe nivelin e interesit midis pronarëve të tokave për të marrë pjesë në procesin e konsolidimit të tokës. Studimi gjithashtu konfirmoi qasjen e konsolidimit të tokës me bazë shumicë, e cila zbatohet për konsolidimin e tokës në Dabjan.

Pas kryerjes së Studimit të fizibilitetit, u krye Planifikimi i rishpërndarjes së tokës dhe hartimi i ndërhyrjeve të nevojshme të infrastrukturës bujqësore brenda zonës së konsolidimit të tokës. Plani i rishpërndarjes u miratua në janar 2022. Përmes procesit të rishpërndarjes së tokës të mbështetur nga projekti i financuar nga BE MAINLAND numri i parcelave të tokës në Dabjan është ulur ndjeshëm nga 602 në 127 parcela, duke rezultuar në parcela në formë të rregullt me një madhësi mesatare prej 5.84 hektarësh, që shënon rritje të konsiderueshme nga mesatarja e mëparshme prej vetëm 1.23 hektarësh para procesit të konsolidimit të tokës.

Në kuadër të Projektit të financuar nga BE “Avancimi i konsolidimit të tokës në Maqedoninë e Veriut ’’ , u përgatit Proejkti kryesor për ndërtimin e objekteve hidro meliorative dhe objekteve të destinuara për rregullimin e tokës bujqësore (rrugë aksesi/ shërbimi mezhavorr) në fshatin Dabjan.

Leja e ndërtimit është lëshuar nga Komuna e Dollnenit më 13 korrik 2023 me Nr. 33-970/11.

Rreth projektit të financuar nga BE-ja "Avancimi i konsolidimit të tokës në Maqedoninë e Veriut".

Duke u mbështetur drejtpërdrejt në rezultatet e projektit MAINLAND, ky projekt synon të mbështesë MBPEU-në në avancimin e konsolidimit të tokës në Maqedoninë e Veriut, duke përmirësuar politikën nacionale për konsolidimin e tokës, duke përfshirë kuadrin strategjik, ligjor dhe institucional, si dhe në zbatimin e mëtejshëm të Programit Nacional të Konsolidimit të Tokës, nëpërmjet zbatimit të plotë të projekteve të konsolidimit në dy zona, së bashku me ndërtimin e infrastrukturës bujqësore. Buxheti i projektit është 1.2 milionë euro – i financuar përmes Instrumentit të BE-së IPA II 2019 (1 milionë euro) dhe kontributit të FAO (0.2 milionë euro). Projekti do të zbatohet në një periudhë 42 mujore, nga gushti 2022 deri në janar 2026.

Për më shumë informacion në lidhje me këtë njoftim kontaktoni:

Radmilla Sllavkova, Eksperte Kombëtare e Komunikimit (FAO)

telefoni: +389 (0)71 21 23 08

e-mail: radmila.slavkova@fao.org 

Ky kanal nuk duhet të përdoret për të marrë sqarime mbi pyetjet që lidhen me vetë tenderin. Për këtë qëllim duhet të përdoren vetëm kanalet e përcaktuara në dokumentacionin e tenderit.

 

 

 

 

 

 

 

 

Radmila Slavkova

Radmila Slavkova

FAO
Specialisti Kombëtar i Komunikimit

Subjektet e OKB-së të përfshira në këtë nismë

FAO
Organizata e Ushqimit dhe Bujqësisë

Objektivat që mbështesim përmes kësaj nisme