Objektivi i Zhvillimit të Qëndrueshëm
2

Zero uri

Eliminimi i urisë, arritja e sigurisë ushqimore dhe përmirësimi i ushqyerjes, si dhe nxitja e bujqësisë së qëndrueshme.

QËLLIMI 2 Targetet





2.1 Deri në vitin 2030, të eliminohet uria dhe të sigurohet qasje nga të gjithë njerëzit, në veçanti të varfërit dhe njerëzit në situata të cenueshme, përfshirë foshnjat, në ushqim të sigurt, ushqyes dhe të mjaftueshëm gjatë gjithë vitit.



2.2 Deri në vitin 2030, te eliminohen të gjitha format të kequshqyerjes, duke përfshirë arritjen, deri në vitin 2025, e objektivave të rënë dakord ndërkombëtarisht për parandalimin e moszhvillimit të duhur dhe humbjes së fëmijëve nën moshën 5 vjeç, dhe trajtimin e nevojave ushqimore të vajzave adoleshente, grave shtatzëna dhe gjidhënëse dhe personave të moshuar.



2.3 Deri në vitin 2030, të dyfishohet produktiviteti bujqësor dhe i të ardhurave të prodhuesve të ushqimit në shkallë të vogël, në veçanti grave, popujve indigjenë, fermerëve familjarë, blegtorëve dhe peshkatarëve, përfshirë përmes qasjes së sigurt dhe të barabartë në tokë, burimeve të tjera prodhuese dhe inputeve, njohurive, shërbimeve financiare, tregjeve dhe mundësive për shtimin e vlerës dhe punësimin jo bujqësor.



2.4 Deri në vitin 2030, të sigurohen sisteme të qëndrueshme të prodhimit të ushqimit dhe implementim i praktikave të qëndrueshme bujqësore që rrisin produktivitetin dhe prodhimin, që ndihmojnë ruajtjen e ekosistemeve, që forcojnë kapacitetin për përshtatje ndaj ndryshimeveklimatike, motit ekstrem, thatësirës, përmbytjeve dhe fatkeqësive të tjera dhe që përmirësojnë në mënyrë progresive cilësinë e tokës dhe dheut.



2.5 Deri në vitin 2020, të ruhen varietetet gjenetike të farërave, bimëve të kultivuara dhe kafshëve të kultivuara dhe të zbutura, dhe specieve të egra, duke përfshirë përmes farërave të menaxhuara mirë dhe të larmishme dhe bankave bimore në nivel kombëtar, rajonal dhe ndërkombëtar, dhe promovim i qasjes dhe ndarjes së barabartë të përfitimeve që rrjedhin nga shfrytëzimi i burimeve gjenetike dhe njohurive tradicionale shoqëruese, siç është rënë dakord ndërkombëtarisht.



2.a Të rriten investimet, duke përfshirë përmes zgjerimit të bashkëpunimit ndërkombëtar, në infrastrukturën rurale, kërkimet bujqësore dhe shërbimet e zgjerimit, të zhvillohet teknologjia dhe bankat e gjeneve bimore dhe blegtorale, me qëllim rritjen e kapacitetit prodhues bujqësor në vendet në zhvillim, veçanërisht në vendet më pak të zhvilluara.



2.b Të korrigjohen dhe parandalohen kufizimet tregtare dhe shtrembërimeve në tregjet botërore bujqësore, duke përfshirë përmes eliminimit paralel të të gjitha formave të subvencioneve të eksporteve bujqësore dhe të gjitha masat e eksportit me efekt të njëjtë, në përputhje me mandatin e Rrjetit të Zhvillimit të Dohas.



2.c Të miratohen masa për të siguruar funksionimin e duhur të tregjeve të mallrave ushqimore dhe derivateve të tyre dhe për të lehtësuar qasjen në kohë në informacionet e tregut, duke përfshirë rezervat e ushqimit, në mënyrë që të ndihmohet kufizimi i luhatshmërisë ekstreme të çmimeve të ushqimeve.



BurimiZhvillimi i Qëndrueshëm i OKB-së