Vlog i ri nga Koordinatori Rezident i OKB-së në Maqedoninë e Veriut, Rosana Duxhak
18 tetor 2022
Të gjitha veprimet kanë rëndësi. Edhe ndryshimet e vogla mund të kenë ndikim në mjedisin tonë.
“Me rritjen e përmbytjeve në të gjithë planetin muajve të fundit, thatësirat e tokës, temperaturat e larta, ndryshimet e dukshme klimatike, me humbjen e biodiversitetit dhe me ndotjen e ajrit, tokës dhe ujit, është e qartë se nuk është çështja më se kur do të na ndikojnë ndryshimet klimatike, por çfarë mund të bëjmë TANI për ta parandaluar atë”, thotë Rosana Duxhak, Koordinator Rezident i OKB-së në Maqedoninë e Veriut, në vlogun e ri (video blog) kushtuar nevojës për aktivitete më të mëdha në parandalimin e ndryshimeve klimatike, ndotjes së mjedisit dhe humbjes së biodiversitetit.
Në këtë vlog, Duxhak u bën thirrje të gjithëve të bashkohen dhe të tregojnë kujdesin e tyre.
Videoja është pjesë e fushatës së sapofilluar (#Kujdesem) që ka të bëjë me rritjen e ndërgjegjësimit për rëndësinë e veprimit klimatik dhe mbrojtjen e mjedisit jetësorë.