Konkursi vizatimi i organizuar nga OKB, me qëllim të ndërgjegjësimit për mjedisin.
Konkurs Vizatimi për Fëmijë
Të dashur fëmijë dhe prindër,
Kemi kënaqësinë t'ju informojmë se këtë vit, OKB-ja e Maqedonisë së Veriut do të organizojë Konkursin e Vizatimit për Fëmijë në të cilin fëmijët, nga mosha 6 dhe deri në moshën 16 vjeçare, nga çdo pjesë e vendit, mund të jenë pjesë e Konkursit vizatimor me qëllim të ndërgjegjësimit për mjedisin të organizuar nga OKB. Ideja e këtij konkursi është të angazhojmë brezin e ri në luftën kundër ndryshimeve klimatike, të rrisim ndërgjegjësimin e tyre kur bëhet fjalë për çështjet e mjedisit dhe t'i inkurajojë ata të mendojnë më shumë se si ne të gjithë mund të japim kontributin tonë më të mirë kur bëhet fjalë për një jetesë më të mirë.
Rëndësia e të jetuarit në një mjedis më të shëndetshëm mund të mësohet më së miri në moshat më të hershme. Kjo është periudha kur principet e një individi zhvillohen dhe zbatimi i principeve të mira në sjelljen e më të rinjve, gjatë rritjes së tyre, është mënyra më e mirë në mënyrë edukative të arrijmë tek synimi për të jetuar në një mjedis më të shëndetshëm.
Të ndryshojmë të ardhmen duke angazhuar më të vegjlit, ata tek të cilët do të mbështetet ky planet në të ardhmen. Le t'u tregojmë të gjithëve se kujdesemi, se #Kujdesem.
Data e aplikimit: nga 26 Shtator deri më 10 Tetor
Rregullat: Vizatim origjinal në njërën nga tre kategoritë (1. SDG13 Veprim për klimën, 2. SDG14 Jeta nën Ujë, 3. SDG15 Jeta në Tokë).
Përshkrimi: Fokusi kryesor i vizatimit duhet të jetë në veprimet që pjesëmarrësit mendojnë se duhet të ndërmerren për të shpëtuar tokën dhe ujërat tona në mënyrë që të jetojmë në një mjedis më të shëndetshëm dhe një planet më të mirë. Si mundemi ne të ndikojmë që ti inkurajojmë të tjerët të luftojnë ndryshimin e klimës dhe pasojat e saj?
Moshat: Konkursi është i hapur për të gjithë të rinjtë nga mosha 6 deri në 16 vjeçare.
Përzgjedhja: Çdo vepër artistike e dorëzuar do të shfaqet në onlajn aktivitet e shënimit të Ditës së OKB-së 2022, ndërsa vizatimet e tre fituesve në tre grup mosha (6-9; 10-12; 13-16) dhe vizatimi i fituesit kryesor do të prezantohen në mënyrë të printuar.
Si të aplikoni?
Kjo është pjesa më e lehtë. Gjithçka që ju duhet të bëni është të ndiqni faqen e Facebook-ut të OKB-së për Maqedoninë e Veriut, të vizatoni kryeveprën tuaj, të bëni një fotografi të saj (mundësisht me cilësi të lartë në formatin .jpg) dhe të na dërgoni atë përmes mesazheve të Facebook-ut. Njëherit do të duhet të përfshini emrin, mbiemrin dhe moshën e autorit, një përshkrim të shkurtër të vizatimit si dhe informacion për kontakt të prindit ose kujdestarit të fëmijës.