Editorial për Ditën Botërore të Mjedisit nga Koordinatorja e Përhershme e OKB-së në Maqedoninë e Veriut, Rosana Duxhak.
Dita Botërore e Mjedisit këtë vit fokusohet në gjetjen e zgjidhjeve që kanë të bëjnë me ndotjen plastike. Kjo ditë është një kujtesë se veprimet e njerëzve për
Njerëzit janë qenie të shprehisë dhe rutinës. Për shumicën prej nesh, disponueshmëria, lehtësia e përdorimit dhe komoditeti i thjeshtë luajnë një rol shumë më të madh në proceset tona të vendimmarrjes sesa ne jemi të vetëdijshëm. Rreth 30-40 vjet më parë, shumica e pijeve në shishe të disponueshme në dyqanet në mbarë botën ishin bërë prej qelqi të riciklueshëm ose kanaçe alumini. Njerëzit po bënin pazar me çanta pambuku jashtëzakonisht të qëndrueshme dhe të përhershme gjihashtu të ripërdorshme. Shumica e lodrave ishin bërë prej metali, qelqi ose druri.
Dhe më pas, me zhvillimin e gjerë teknologjik dhe përdorimin e lëndëve djegëse fosile, plastika filloi të dominojë jetën tonë, duke zëvendësuar plotësisht atë që dikur ishte projektuar dhe menduar për përdorim të përsëritur me qasjen e përshtatshme, të përballueshme dhe të një përdorimi. Në shumicën e rasteve, kjo u transformua shpejt për ta përdorur atë dhe për ta humbur atë, gjë që është mënyra se si plastika filloi të dominonte koshin tonë të plehrave, parqet, lumenjtë, liqenet, detërat dhe oqeanet tanë.
Tani, më shumë se 400 milionë tonë plastikë prodhohen çdo vit në mbarë botën, kryesisht nga lëndët djegëse fosile. Gjysma e këtyre 400 milionëve i përkasin kategorisë së një përdorimi, ndërsa më pak se 10 për qind riciklohen. Vlerësohet se 19-23 milionë tonë derdhen në liqene, lumenj dhe detëra çdo vit. Dhe ne nuk mund të imagjinojmë më një jetë pa plastikë, edhe pse po bëhemi plotësisht të vetëdijshëm se si plastika shkatërron natyrën dhe biodiversitetin rreth nesh dhe shëndetin tonë.
Mikroplastika - grimcat e vogla plastike deri në 5 mm në diametër, gjejnë lehtësisht rrugën e tyre në ushqim, ujë dhe ajër. Është vlerësuar se secili prej nesh konsumon më shumë se 50,000 grimca plastike në vit. Po, plastika nuk është vetëm rreth nesh. Është brenda nesh dhe po i shkakton dëm të paimagjinueshëm shëndetit dhe perspektivës sonë afatgjatë. Sa më shumë plastikë të bëjmë, aq më shumë lëndë djegëse fosile kërkohet, dhe aq më shumë e intensifikojmë krizën klimatike.
Nuk jemi mësuar të mendojmë që të përgatitemi përpara se të bëjmë pazar dhe të marrim një çantë me vete për të shmangur ato plastike. Është kaq e thjeshtë të blesh një shishe ujë kur shkon në park, kur ecën në Vodno, madje edhe kur shkon në plazh në bregun e liqenit të Ohrit. Është kaq e lehtë të bësh plastikë standardin e paracaktuar, edhe kur nuk ka asnjë arsye të vetme për të qenë kështu, përveç shprehive dhe rutinave.
Dhe përballja me shprehitë nuk është një detyrë e lehtë. Në ditët e sotme, shumica e njerëzve janë të vetëdijshëm për ndikimin e tyre në mjedis. Megjithatë, ata vazhdojnë të mos përkujdesen për të, shpesh duke vepruar dhe besuar në iluzionin se moskujdesi i tyre nuk ndikon në mjedis në shkallë më të madhe.
Kjo mund të ndryshohet vetëm nëse zbatohen urgjentisht dy gjëra. E para është në parim më e vështirë, kalimi në një ekonomie cirkulare, duke u fokusuar në zgjidhje të qëndrueshme dhe duke hequr plastikën nga "zgjidhja e paracaktuar". E dyta është në praktikë një sfidë shumë më e madhe dhe ajo është lufta që të gjithë duhet t'ua shpallim shprehive dhe rutinave. Është një luftë e madhe që duhet ta kalojmë, por është e mundur. Për disa prej nesh, ne vetëm duhet të kujtojmë shprehitë që kemi përdorur, ato të 30-40 viteve më parë. Gjëja kryesore është që shprehitë e reja dhe te keqija të mos ua bartim fëmijëve tanë. Bota që po u lëmë atyre është tashmë shumë sfiduese. Ne gjithashtu mund t'i përgatisim ata për ta ndryshuar atë.
Dita Botërore e Mjedisit këtë vit fokusohet në gjetjen e zgjidhjeve që kanë të bëjnë me ndotjen plastike. Kjo ditë është një kujtesë se veprimet e njerëzve për ndotjen plastike kanë rëndësi dhe se edhe ndryshimet më të vogla kanë rëndësi, veçanërisht kur të gjithë ne fillojmë t'i bëjmë ato dhe ato fillojnë të rriten. Pra, në këtë Ditë Botërore të Mjedisit, bashkohuni me ne dhe filloni të luftoni shprehitë dhe rutinat tuaja! Mendoni për të gjitha situatat ku mund të hiqni plastikën nga ekuacioni dhe të na ndihmoni të pastrojmë planetin tonë, trupat tanë dhe të ardhmen tonë nga ndotja plastike.